Kthimi i pronave, 15 ditë kohë për 8500 dosje

    415
    Skema e kthimit dhe kompensimit të pronave kërkoi kohë dhe hapësirë nga qeveria, 6 muaj më parë, duke e shtyrë afatin me aprovimin e Këshillit të Europës dhe votimit në parlament. Data 30 tetor shënon fundin e këtij afati të kërkuar për shqyrtimin dhe ende nuk ka një evidencë të plotë për zgjidhjen e dosjeve të rreth 8500 pronarëve. Vitin e kaluar, qeveria miratoi shtyrjen me 1 vit të afatit për kthimin dhe kompensimin e pronave, me qëllim që të punohej për shqyrtimin e dosjeve te depozituara në Agjenci dhe për hartimin e projektit ligjor që i jep zgjidhje përfundimtare çështjes së kompensimit të pronarëve. Përgjatë 1 viti, Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kanë zhvilluar një proces intensiv konsultash, duke arritur në një projektligj të ri, ku parashikohet dhe formula e re e kompensimit.
    Sigal