Ksamili, surpriza dhe bumi turistik i kësaj vere

    457
    Sigal

    Kjo verë e konfirmoi përfundimisht Ksamilin si adresën më të preferuar për mijëra e mijëra pushues. Katër ishujt panoramikë, gjiret dhe plazhet e shumtë, shërbimet cilësore dhe infrastruktura rrugore, përfundimisht e sjellë në standartet e kërkuar, e kanë bërë Ksamilin e verës 2012, stacionin e pushimit, të larjes në det dhe të drekimit edhe për ata që kanë prenotuar një apartament apo një dhomë hoteli në Sarandë. Ksamili është një qytezë që numëron 10 mijë banorë të përhershëm të saj, por që këtë verë është pak të thuash që ka trefishuar veten. Të thuash se akomodimi i pushuesve bëhet në 8-9 hotele, mund ta kesh tepruar disi me këtë numër. Ftesa “Ejani në Ksamil, “Ksamili, adresa e dashur për pushimet tuaja”, sikur është dëgjuar dhe respektuar nga të ardhur nga qytete shqiptare e trojet shiptare, nga turistë vendas e të huaj. Ksamili është qyteza e arkeologëve, pasi ekspeditat arkeologjike që funksionojnë në Butrint, akomodohen këtu e jo në Sarandë, për të humbur sa më pak kohë udhëtimi drejt Butrintit, por edhe se Ksamili është alternativa më e mirë edhe si ofertë turistike. Shumica e të huajve bëjnë një stacion jashtë radhe në Ksamil, gjatë guidës së tyre për të vizituar Butrintin antik, që nuk është më shumë se 3 km larg Ksamilit…Pjesë e ofertës turistike janë edhe diskotekat.. Element më shumë është shëtitorja rreth 2 km e gjatë që shtrihet përgjatë bregdetit të Ksamilit, ndërkohë që investimet për plazhet nga komuna, shtrirjen e shërbimeve turistike në afërsi të tyre, nga lokalet sezonale, janë sivjet më të organizuara e më cilësore… Veç kësaj vera 2012 e gjeti Ksamilin me rrugë të sistemuara e jo vetëm të atyre kryesore, por edhe rrugëve që çojnë në plazhe. Buzë rrugës kryesore ngrihet këndi i lojërave për fëmijë. Parku i lojërave i ndriçuar dhe i gjelbëruar nga pemët e lulet… Edhe komuna e sidomos zyra e turzimit në komunë, duket se drejtohet me më shumë profesionalizëm dhe dashuri për ti dhënë impuls zhvillimit turistik Ksamilit. Në këtë sezon, hotelet kanë qenë të mbushur në të 2000 shtretërit.  Vendin e parë e zenë shtëpitë e vilat, numri i të cilave na thonë se shkon në 500, të përfshira në turizmin familjar, Për të nxitur përgatitjen e tyre së më të mirë për sezonin 2012, në muajt e pranverës u organizua edhe konkursi shtëpia më e pajisur dhe më e pastër. Të gjithë patën kohë për tia afruar modeleve më të mira. Ksamili ka kthyer më mirë fytyrën edhe nga gjelbërimi. Atje ku vite më parë u hynë me sopat edhe agrumeve për ti kthyer në dru zjarri, ka një dobësi e kujdes edhe për lulet, jo vetëm për pemët. Pjesë e cermonis promovuese të çeljes së sezonit veror 2012, u bë edhe një konkurs për lulerritësit më të mirë në qytezë. Kjo e ka domethënien brenda saj, ashtu edhe mikpritjen e qytetarinë.