Kryetari i Parlamentit dhe Kreu i LSI Ilir Meta sot në ora 21:00 në “Zonë e Lirë” e Arjan Çanit

425
Sot në mbrëmje, në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani në “TV-Klan”, do të jetë i ftuar special, politikani më i rëndësishëm e potencial shqiptar aktual, Kreu i LSI dhe Krye-parlamentari Ilir Meta. Ai do të prononcohet për zhvillimet politike të ditës në Shqipëri, për qëndrimet brenda mazhorancës, për qëndrimet, reagimet dhe platformave zhbllokuese të institucioneve ndërkombëtare, për koalicionin dhe cilësinë e qeverisjes së 2 viteve. Objekt kryesor do të jenë shpjegimet e zotit Meta për çështjen e nxehtë të reformës në drejtësi, për pozicionet e LSI në këtë zhvillime përcaktuese për fatin e integrimit të Shqipërisë. Tema kryesore e kësaj bisede të kreut të LSI e të Parlamentit Ilir Meta në “Zonë e Lirë”, mësohet se do të përqendrohet në pyetje përgjigjet, rreth dështimit të turpshëm të skenarit të qëllimtë të “Lojës DIA”, financuar e hedhur në veprim prej “Soros” me “aktorë” me tentativa të dyshuara disa herë në kësi skenarësh, si klanet të tij mafioze brenda e jashtë politikës shqiptare, me aktivitet kriminal e anti-shqiptar brenda e jashtë Shqipërisë, me qëllimin e vetëm për të goditur e “asgjësuar” politikisht LSI dhe kreun e saj Ilir Meta, pikërisht në momentin kur po debatohet për ligjin e dekriminalizimit, reformën në drejtësi, reformën zgjedhore e shumë probleme të tjera me interes edhe në planin e sigurisë kombëtare. Burimet e “Telegraf” nga “Zonë e Lirë”, bëjnë me dije se drejtuesi i emisionit Arjan Çani, ka menduar të përfshijë në intervistë me zotin Meta edhe “aventurën” e dekonspiruar e të diskredituar të projekt-misionit destabilizues “Soros”, të hedhur në veprim për zbatim prej 25 vitesh edhe në Shqipëri, aktivizuar prej “bijve” të tij të vjetër e të rinj në Shqipëri, ashtu si në Maqedoni, Kinë, Rusi, Serbi, Rumani, Bullgari, Hungari e Greqi, prej nga është përzënë publikisht duke i etiketuar me prova, si “mision shkatërrues” për rendin kushtetues, për shoqërinë civile, për mediat, për ekonominë, financat, pasuritë kombëtare, integritetin e kufijve të këtyre vendeve. Prania e zotit meta në “Zonë e Lirë”, do të jetë shpjeguese për shumë 
Sigal