Kryeparlamentari Ilir Meta, uron Krishtlindjen: Më shumë paqe, harmoni dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin

406
Sigal

Kryeparlamentari Ilir Meta, si për çdo vit, për çdo
festë e ditë të shenjtë fetare edhe dje ka uruar besimtarët e krishterë
shqiptarë kudo që janë, për Krishtlindje, duke bërë thirrje për paqe,
mirëkuptim, tolerancë, harmoni të plotë mes besimeve e njerëzve. Kryetari i
Kuvendit Ilir Meta, ka ndjekur për disa momente meshën e zhvilluar në Tiranë,
duke qenë pjesë e festimeve dhe lutjeve të kësaj dite të shenjtë për besimtarët
e krishterë. Duke dalë prej meshës, kryeparlamentari Ilir Meta, bëri edhe
urimin e tij, me këtë mesazh: “Uroj gjithë besimtarët e krishterë, të
kenë më shumë paqe, harmoni dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin. Më shumë vëmendje,
për ata që janë në gjendje më të vështirë në mënyrë, që shoqëria jonë të gëzojë
një harmoni dhe paqe shpirtërore. Është një ditë reflektimi, edhe në këtë
drejtim sidomos për ata që janë më shumë në vështirësi për të qenë më të
integruar në shoqërinë tonë!”, -deklaroi Meta. “Unë mendoj, se sot është dita e shpresës për të gjithë, u uroj të
gjithëve mbarësi dhe solidaritet!”.