Sigal

Kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë, ku gjatë përpunimit të Impiantit të Përpunimit të Ujrave foli edhe për infrastrukturën në këtë qytet. Kryeministri Rama tha se pasi të jenë përfunduar rrugët bazike të qytetit, investimet do të përqëndrohen në brendësi të qytetit, në blloqet e pallateve. “Tre muajt e ardhshëm do vihet në punë impianti dhe bashkë me investimet në vijësi në gjithë zonën bregdetare, do i përgjigjemi në mënyrë adekuate nevojës për shërbim më cilësore turistik,”- tha kryeministri Rama.

Kryeministri Rama takon të martën kryeministrin grek Cipras

Mediat greke shkruajnë se të martën Kryeministri Edi Rama do të takohet me homogolun e tij grek Tsipras gjatë një mbledhje në Londër, në kuadër të procesit të Berlinit. Media greke shkruan po ashtu se dy kryeministrat mund të bien dakort për një datë, por problemi qëndron në klikën aktuale politike në Greqi, e cila prej kohësh është e acaruar. Mbetet tashmë për t’u parë nëse marrëveshja, e finalizuar prej disa javësh, do të mund të nënshkruhet këtë verë apo do të shtyhet për shkak të turbullirave politike në Greqi.