Kryebashkiaku i Zagrebit pastron rrugët në 4 të mëngjesit

432
Kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandiç, mëngjesin e së martës ka vendosur që punëtorëve të kompanisë kroate të pastrimit t’iu tregojë se si lahen rrugët, raporton televizioni shtetëror kroat HRT.Bandiç i kishte mbledhur punonjësit në orën 4:20 të mëngjesit në sheshin e Zagrebit, “Bane Jelaçiq”. Me zorrë të ujit në dorë, ai ka porositur se “qyteti që shënon një rritje dyshifrore të turistëve” e meriton të jetë edhe më i pastër.
Sigal