Kryebashkiaku Erion Veliaj sqaron: Shpellarë quajta deputetët e Saliut

548
Sigal

Kryebashkiaku i Tiranës ka sqaruar deklaratën e bërë një ditë më parë pas protestës së banorëve të Unazës së Re në dyert e bashkisë. Kryebashkiaku Veliaj shkruan në “Twitter” se “shpellarë” ka quajtur deputetët e Saliut që iu sulën barbarisht zonjave police. Kreu i Bashkisë shkruan gjithashtu se shpronësimet do të jenë 100% edhe pse shumica e ndërtesave janë loto, lavazhe e 8 kate pa leje. “Sqarim: – shpellarë quajta deputetët e Saliut që i sulen barbarisht zonjave police të bashkisë! S’i quaj dot deputetë këta prehistorike. Saliu i vrau me plumba në mish në bulevard, le më t’i lejonte te dera. Shpronësimet 100%, edhe pse shumica loto, lavazhe e 8 kate pa leje”, 99.9% e njerëzve duan që qyteti të zhvillohet, të rregullohet trafiku. Një pjesë e jona ka parti politike shpellarë që shqyejnë dhe dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet. Shumica e qytetarëve duan që unaza e re të bëhet.  Edhe për bulevardin e ri ishte e njëjta parti, shpellarë, që shkatërrojnë. Është i njëjti film që e kemi parë dhe ky film përfundon me fitoren e qytetit, të njerëzve të mirë, që duan rendin dhe nuk kanë zaptuar, nuk shqyejnë dhe nuk vijnë nga shpellat. Njerëzit thonë kur të zhbllokohet trafiku te Shqiponja do të marrë frymë Tirana, por çfarë do të mbetemi në epokën e gurit, se disa njerëz nuk pranojnë dëmshpërblimin, nuk ka shans. Shanset janë zero që kjo betejë të ndalet. Kur ka zhvillime ka disa njerëz që gjenden në situatë të vështirë. Për të gjithë njerëzit që janë prekur do të kenë trajtim edhe më të mirë. Kemi ofruar tre vite qiranë, për ata që nuk kanë asnjë letër që kanë zaptuar tokën e dikujt tjetër në gjurmën e unazës. Ka qenë 2 vite ne do e bëjmë 3 qiranë.