Krujë, parandalohet krimi në familje, arrestohet 44-vjeçari

620
Një krim në familje është parandaluar nga policia e Krujës. Blutë e këtij qyteti kanë vënë në pranga shtetasin Zek Prenga 44 vjeç pasi dyshohet se ditën e djeshme ka kanosur me automatik në banesë bashkëshorten, shtetasen e iniciale V.P 47 vjeçe.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe sekuetruan në cilësinë e provave materiale një armë zjarri automatik AK 47, 80 copë fishekë model 56, një thikë e dyshuar si armë e ftohtë, të cilët i mbante pa leje”, sqaron policia.

I arrestuari është person me preçedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 84, 278/2 dhe të Kodit Penal.
Sigal