Krujë, asgjesohen 1270 bimë lëndë narkotike cannabis

574
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike të zhvilluara nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë është bërë i mundur asgjësimi i 1270 bimëve narkotike.
Burime nga policia bëjnë me dije se asgjësimi i tyre u arrit në sajë një opersacionit antikanabis të koduar “Verjon 2015”, ku nga një kontroll i ushtruar në fshatin Verjon, Komuna Nikel Krujë, u konstatuan 6 parcela me rreth 1270 rrënjë bimë narkotike në një lartësi rreth 8-80 cm. 
Bimët dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva,ku u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë,vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëvepër veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sigal