Krujë, arrestohet 41-vjeçari i kërkuar për vrasje. Emri

559
Sigal

Një 41 vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për vrasje të mbetur në tentativ është arrestuar nga policia e Krujës.

Personi i arrestuar është Besim Hysa 41 vjeç, banues në Krujë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur masën e sigurisë ” Arrest me burg” në ngarkim të  shtetasit të mësipërm për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 76 – 22, 278 / 2 të Kodit Penal. Shtetasi B.Hysa më datë 26 shkurt 2018 në Cudhi, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin G.H. 22 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.