Kriza dhe varfëria, mbeten 2000 apartamentet pa u shitur

    409
    Sigal

    ELBASAN- Shitja e apartamenteve në qytetin e Elbasanit ka shënuar një ulje drastike dhe kjo lidhet me krizën ekonomike që ka prekur rajonin, ku punojnë dhe jetojnë pjesa më e madhe e emigrantëve, por dha ata që jeton vetëm në Shqipëri me ndonjë punë shteti. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve për rrethin e Elbasanit, Fatbardh Doko, në një prononcim për gazetën “Telegraf”, shprehet se shitja e apartamenteve pati një rënie të ndjeshme gjatë vitit të kaluar dhe po me të njëjtin rritëm vazhdon të jetë, e cila lidhet edhe me bllokimin e dhënies të kredive nga ana e bankave, për shkak të mos hipotekimit të apartamenteve të reja nga ndërtuesit e firmave të ndryshme që nuk i kanë hipotekuar këto apartamente. Por kjo situatë është shoqëruar me krizë financiare tek firmat ndërtuese, një pjesë e të cilëve janë drejt falimentit pasi të gjithë apartamente u kanë mbetur të pa shitura dhe kjo është një fatkeqësi për këto firma pasi gjendja sa vjen dhe rëndohet. Gjatë vitit të kaluar ka pasur një ulje në masën 30% të shitjeve të apartamenteve një përqindje kjo shumë e vogël dhe mëshiruese dhe sidomos për rrethin e Elbasanit pasi është qarku i dytë për nga madhësia pas Tiranës, krahasuar me të njëjtën periudhë paraardhëse, ndërkohe janë mbi 2000 apartamente të përfunduara që presin për t’u shitur dhe zoti i madh e di nëse do të shiten një ditë apo do të vazhdojnë të mbete stok të pashitura pasi kriza ekonomike rendohet çdo ditë e më shumë. Pavarësisht se, interesi ndaj blerjes së tyre ka rënë, nga ndërtuesit nuk ka pasur asnjë ulje të çmimit të këtyre apartamenteve.