Kriteret për maturantët që duan të ndjekin Universitetin e Arteve

    404
    Çdo maturant që dëshiron të ndjekë arsimin e lartë në Universitetin e Arteve, veç provimeve të maturës që kanë, dhënë duhet t’i nënshtrohen edhe konkursit të pranimit për degën që dëshirojnë. Ndaj, Universiteti i Arteve shpall rregulloren dhe kriteret e pranimeve për vitin e ri akademik 2015-2016. Konkursi në Fakultetin e Arteve të Bukura këtë vit pritet të zhvillohet në katër ditë, konkursi në Fakultetin e Artit Skenik do të zgjas tri ditë, ndërsa te Fakulteti i Muzikës do të zhvillohet në dy ditë. 
    Në Fakultetin e Muzikës, konkursi është me dy faza, faza e parë përfshin testimin me shkrim në disiplinat Solfezh dhe Harmoni. Vlerësimi maksimal në secilën nga provat është 30 pikë, pra gjithsej 60 pikë. Kohëzgjatja për secilën nga provat është 1 orë e 30 minuta. Në fazën e dytë, maturantët që garojnë për një të drejtë studimi në Fakultetin e Muzikës do t’u nënshtrohen disa provave dhe kryesisht faza e dytë vlerësohet me 180 pikë.
    Me përjashtim të disa degëve specifike si Piano, Violinë, Violë, Violinçelë, Kontrabas, Kitarë, Flaut etj., të cilën fazën e parë e kanë me një total prej 30 pikësh, ndërsa fazën e dytë e kanë me një vlerësim maksimal prej 210 pikësh. Pesha e maturës shtetërore ende nuk është përcaktuar në rregullore se sa do të jetë këtë vit,. Një kandidat që të shpallet fitues në Fakultetin e Arteve të Bukura dhe atë Skenik duhet të kalojë tri faza të konkursit. 
    Kandidatët duhet të mbajnë përgjegjësi për autorësinë e punimeve, nëse do ketë raste abuzive, ata do të largohen nga procesi i konkursit. Kandidatët për të hyrë në provim duhet të kenë mjet identifikimi ID si dhe mandatin e arkëtimit të pagesës të bërë në llogari të institucionit. Në varësi të specifikave për secilin program, komisionet do të punojnë paradite dhe pasdite me paraqitjet individuale të kandidatëve. Bashkangjitur shkrimit gjenden kriteret e konkursit të pranimit, ku maturantët duhet të fokusohen për t’u shpallur fitues në fakultetet e Universitetit të Arteve.
    Sigal