Kristina Prengaj: Miss Universe ishte starti,sa për të hyrë në botën e modelingut

1147
Një vajzë e re plot ëndrra në jetë. Ka qenë imazhi i Roberto Cavalli dhe ka dale shoqëruesja e parë në Miss Universi. I pëlqen të jetë në lëvizje dhe të konkurrojë. Përkrahja më e madhe janë prindërit dhe të afërmit. Nuk abuzon me pijet dhe bën një jetë normale. 
Cila ishte sfilata e fundit apo konkursi i bukurisë?
Konkursi i fundit ku unë sfilova ishte miss universe 
A jeni ndjerë e vlerësuar maksimalisht nga juria e Miss Universe dhe a mendoni se vlerësimi ishte ai i sakti?
Miss universe ishte një eksperiencë shumë e bukur për mua, më solli mjaft kënaqësi. U ndjeva mjaft e vlerësuar.
Çdo të thotë të jesh e bukur dhe nëse po, cili është koncepti juaj lidhur me bukurinë?
E bukura është ajo që, 1- ka një formë të përsosur 2- nxit imagjinatën 3-të frymëzon 4-të jep kënaqësi intelektuale 5-shkakton një emocion te veçantë 
Ky konkurs, sa i rëndësishëm mendon se do të jetë për të ardhmen tënde? Çdokush e ka një pikë nisjeje. Për mua Miss Universe ishte starti, sa për të hyrë në botën e modelingut qe e kam aq pasion, besoj se një fillim i mbarë si ky reflekton një të ardhme po aq të mbarë 
A jeni hasur me probleme të tilla si: një mosdëshirë e prindërve apo miqve tuaj që të merrje pjesë në kompeticione të tilla? 
Prindërit e mi janë përkrahja ime më e madhe, n.q.s. s’do kishin dëshirë ata atëherë unë s’do merrja pjesë, sepse relatat e mira me prindërit janë shumë të rëndësishme për mua. 
– Në sa sfilata keni marrë pjesë?
Sfilata ime e parë ishte në Miss Universe 
Imazhi i kujt keni qenë dhe cilat janë modelelet dhe ato që ju mbani si udhërrëfyes?
Roberto Cavalli, Victoria Sectet, ka plot. Modelet dalin çdo ditë dhe të gjitha kanë të veçantat e tyre. 
– Tashmë është rritur numri i modeleve shqiptare, a ndihet konkurrenca dhe sa e ndershme është kjo konkurrencë?
.Dihet që femrat shqiptare janë shumë të bukura, pra, sigurisht që konkurrenca ekziston, por unë kam vetëbesim të plotë dhe nuk i frikësohem asnjë lloj konkurrence. 
– Përse tregu shqiptar i modelingut ende është shumë i ngushtë?
Mendoj se për t’u zhvilluar tregu i modelingut në Shqipëri duhen agjenci.
Sigal