Kristiana Saka: Sekreti i linjave si braziliane

1333
Nga Hermes Nikaj 

Kërcimtarja Kristina Saka është pa dyshim një nga femrat më seksi në Shqipëri. Ajo ka vërtet forma për t’u admiruar. Në këtë intervistë dhënë për Gazetën “Telegraf” ajo tregon më shumë për jetën e saj, për njerëzit që e kanë përkrahur si edhe na tregon, se si ia del për të mbajtur trupin e saj në formë. Në intervistë ajo shprehet se është single për momentin, por personi i duhur për të është ai që do e pranojë ashtu siç është dhe s’do e kundërshtojë punën e saj. 

1-Jeni një kërcimtare që po shijon suksesin dhe jeni e ftuar vazhdimisht për të performuar në ambiente me muzikë live. Si e shihni veten pas disa vitesh? 
Baleti është jeta ime, unë nuk e konceptoj dot jetën pa kërcim. Mendoj se çdokush e ka një rrugë të tijën në jetë, që pjesërisht e zgjedh, pasi nuk i dihet çfarë na rezervon fati.

2-Bini në sy, jo vetëm për stilin, por edhe për veshjet e veçanta. Jeni e varur pas markava apo ndoshta frymëzohesh prej dikujt? 
Do të gënjeja, nëse do të thosha se nuk më pëlqejnë markat. Nuk frymëzohem nga askush, kam stilin tim personal. 

3-Jeni e dashuruar? Sa ju ndihmon apo pengon një lidhje në karrierë? 
Nuk jam e dashuruar. Nëse një ditë do të dashuroj njeriun e duhur, sigurisht që do t’më kuptojë në profesionin tim? 

4-Jeni ndjerë ndonjëherë e paragjykuar në jetën e natës? 
Tashmë nuk e vras aspak mendjen për komentet që mund t’më bëhen nga pas. Ndihem mirë në ambientin ku punoj aktualisht: Muzike nate, Lili. 

5-Femra idhull që ju bën të ndiqni modelin e saj? 
Alketa Vejsiu. 

6-Keni shumë ndjekës në rrjetet sociale. Çfarë komplimentesh ju bëjnë apo propozimesh? 
Them se të gjitha vajzat marrin komplimente të shumta nga rrjetet sociale. Komplimentet apo propozimet janë nga më të ndryshmet.

7-Mëkati më i madh që keni bërë? 
Nuk kam bërë asnjë mëkat, pasi jam natyrë e paqtë e miqësore.

8-Jeni në superformë. A mund të na zbuloni regjimin tuaj personal? 
Miku më i mirë i dietës sime janë koktejlet me fruta, not, fitness dhe ecje.

9- Kujt i jeni mirënjohëse në jetë? 
Çdo njeriu që më ka dhënë një këshillë të sinqertë. 

10-Çfarë nuk mungon në çantën tuaj? 
Pafumi, padiskutim.

11-Më thoni të drejtën, sa kohë ju duhet për t’u bërë gati për një mbrëmje? 
Rreth një orë po, njëherë. 

12-Në ç’vend i keni kaluar pushimet më të bukura deri më tani? 
Jugun e Shqipërisë nuk do ta ndërroja me asnjë vend.

13-Ushqimi juaj i preferuar? 
Prodhimet e detit.

14-Për ju luksi është?
Të kesh gjërat që të bëjnë të ndjehesh mirë.

15- Terapia juaj kundër stresit? 
Shopping dhe të dëgjoj muzikë të mirë.


Sigal