Krisja tek Vetëvendosja, kundërshtarët e Kurtit akoma pa projekt

566
Çfarë po ndodh me levizjen Vetëvendosja, një forcë tashmë e konsoliduar politike por pas debateve të muajve të fundit duket se do të ketë një ndarje të drejtuesve por edhe të deputetëve në parlament. Pritet që në ditët në vijim të shikohet se çfarë do të ndodhë.
Grupi i të pakënaqurve brenda lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët I drejton ish-sekretari Dardan Molliqaj, brenda këtij muaji do të vendosin nëse do të qëndrojnë në këtë subjekt politik ose do ta formojnë një grup të ri parlamentar.
Ditë më parë në medie është raportuar se ky grup, pjesë e të të cilit janë deputetët: Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Shqipe Pantina, Faton Topalli…, kanë bërë kërkesë në Kuvend që ta formojnë një grup të ri parlamentar, pjesë e të cilit do të jenë së paku dhjetë deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje”.
“Kjo situatë nuk do të zgjasë në pafundësi dhe shpejt do të dalim me një vendim, qoftë për një zgjidhje brenda lëvizjes ‘Vetëvendosje’, qoftë për ndarje të Grupit Parlamentar.Por mendojmë që brenda muajit kjo punë do të zgjidhet”, ka thënë deputetja Shqipe Pantina, shkruan Bota Sot.
Edhe sa i përket mundësisë së formimit të një subjekti të ri politik ajo ka thënë se një gjë e tillë është opsion, porse aktualisht nuk ka asgjë konkrete.
“Krejt këto janë opsione që janë diskutuar më shumë në medie sesa që ka diçka konkrete. Ne nuk e përjashtojmë si mundësi, por ende nuk ka asgjë konkrete”, ka përfunduar ajo
Sigal