Kreu veprime të turpshme me të mitur, arrestohet 37-vjeçari në Sarandë

474
Një tjetër rast pedofilie është shënuar në vend. Blutë e Komisariatit të Sarandës kanë prangosur një 37-vjeçar banues në Ksamil pasi akuzohet për veprime të turpshme me një mitur.
Sipas të dhënave paraprake, është arrestuar shtetasi Odhisea Kaçi. Mësohet se 37-vjeçari, dhjetë ditë më parë ka mashtruar duke futur në shtëpinë e tij të miturin me iniciale A.G., 8 vjeç banues në Ksamil dhe ka kryer veprime të turpshme me të.
Sigal