Kreu i LSI për Durrësin, Lefter Koka takim elektoral me banorët e Sukthit

493
Kreu i LSI për Durrësin, Lefter Koka, ka zhvilluar një takim me banorë të Katund Sukthit, pjesë e Bashkisë Durrës, me ndarjen e re territorial. Koka tha para banorëve se, : “ Në dy vitet e fundit të bashkëqeverisjes me socialistët, ne kemi patur disa përplasje, qoftë këto kur fillojnë si puna e një familje brenda qeverisë dhe më pas disa prej tyre u bënë publike. Unë kam qenë një ndër ata që në janar të këtij viti bëra publike për policinë e shtetit mënyrën sesi po administrohej. Dhe në fakt, kjo gjë, nuk i shkoi për shtat kryeministrit të sotëm. Ai e ka shumë të vështirë dhe nuk njeh fjalën bashkëpunim, nuk njeh fjalën marrëveshje. Pra, nuk është burrë që të jep dorën dhe shkon deri në fund për ta çuar një mision”.

Më tej, Koka tha : “ Kush e ka penguar Ramën të marrë inisiativa nga më të ndryshmet. Pastaj po të kthehemi dhe nga ajo kosto politike që në kemi mbajtur. Unë në Durrës, në shumë takime, më kanë thënë “Ore ju jeni aleatë, po pse aprovoni disa ligje Ramës, qoftë për taksat, qoftë për ligjin e arsimit” dhe ne kemi patur një dilemë për gjithë këtë rrugëtim 4 vjeçar, sepse hymë në një aleancë parazgjedhore do qeverisnim së bashku, dhe nuk mund të mernim kosto politike, kosto morale se u bëmë shkak ne për ta prishur këtë koalicion. Dhe në moment që reaguam për disa gjëra që po rrezikonin jetën e çdo shqiptari, kjo nuk I erdhi për shtat”.

Pjesë e bashkëbisedimit me banorët e Katund Sukthit, ishin dhe disa prej 14 kandidatëve, Arb Shtylla, Edlira Hyseni dhe Arjola Koçi.
Sigal