Kreu i Inspektoratit të punës Dritan Ylli: Prioritet, përmirësimi i kushteve të punës

    378
    Inspektorati Shtetëror i Punës organizoi dje një takim informues, trajnues dhe sensibilizues në lidhje me rregulloret e reja të dala në zbatim të Ligjit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë me përfaqësues të kompanive më të njohura në Shqipëri, që janë dhe punëdhënësit më të mëdhenj të vendit tonë. Në këtë takim ishin pjesëmarrës, personat përgjegjës për sigurinë të kompanive, si dhe përfaqësues nga organizatat e punëdhënësve dhe të punëmarrësve. Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli, gjatë fjalës së tij u shpreh se ky takim u zhvillua në kuadër të përmirësimit të kushteve të punës, në rritjen e sigurisë në vendet e punës, me qëllimin krijimin e një mjedisi të sigurte dhe te shëndetshëm për punonjësit që punojnë në tregun e punës në Shqipëri. Sipas Yllit, rritja e standardeve në vendet e punës dhe krijimi i një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm për punonjësit, është një nga prioritetet, që shkon krahas objektivit për rritjen e punësimit, në një ekonomi të bazuar tek produktiviteti, duke krijuar gjithnjë dhe më tepër një klime të shëndetshme dhe të sigurt për të gjithë sipërmarrjen private, për të pasur një konkurrence të ndershme në treg. Më tej ai shtoj se , siguria dhe shëndeti në punë, kane një ndikim të rëndësishëm social dhe ekonomik për një kompani, për një vend dhe komunitet, pasi mbrojtja e sigurisë dhe shëndetit në punë po behet gjithnjë dhe më shumë një kriter i konkurrencës dhe besueshmërisë së një kompanie dhe kjo natyrisht nuk mund te arrihet pa bashkëpunimin e partnereve sociale. Gjithashtu Ylli shtoj se sistemi i inspektimit në punë, do të jetë më frytdhënës nëse do të bashkërendoj me punën e inspektorëve të terrenit, me përfaqësuesit e organizatave të punëdhënësve dhe të punëmarrësve. Inspektorati i Punës si institucioni shtetëror, ka detyre kryesore të kontrolloje dhe të inspektoje kushtet e punës, me qëllim që të behet me efektive nëse ky partneritet i rëndësishëm social do të jetë më funksionues. Sfidë për këtë institucion, mbetet zbatimi i ligjit dhe rregulloreve të reja të sigurisë dhe shëndetit në punë nëpërmjet kontrollit, konstatimit, këshillimit, njoftimit, formimit, parandalimit dhe natyrisht edhe e sanksionimit, në rastet e mungesës së bashkëpunimit, kur do konstatohet një risk potencial për jetën dhe shëndetin e punonjësve.
    Sigal