Kreu i FSHN-së, Agim Çiraku: Krenari që noti shqiptar përfaqësohet në këtë event

2231
Sigal

Në ceremoninë e djeshme të organizuar në Presidencë, në takimin me delegacionin shqiptar që do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare, i pranishëm ishte edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, i cili në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi Presidentin Ilir Meta për mbështetjen që i jep sportit shqiptar e njëherësh premtoi, që dy notarët do të tregojnë vlerat më të mira në këtë event. “Për notin shqiptar është krenari, vlerësim dhe një realitet, pjesëmarrja në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”. Të dy notarët tanë do sjellin në Shqipëri rezultate të larta, pse jo edhe medalje për kategorinë që do të garojnë”, kështu deklaroi dje në Presidencë, vetë Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku.