Krahasimi me Ronaldo-n, Ramos ‘thumba’ Salah para finales së “Championsit”

568
Sigal

Mbrojtësi dhe kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, e ka ndezur akoma edhe më shumë finalen e “Champions League” që do të luhet pas pak çastesh.

32-vjeçari ka lëshuar thumba për Mohamed Salah, futbollistin e Liverpool, duke e cilësuar si një ‘lojtar në modë’ të cilit i duhet kohë të arrijë Ronaldo-n dhe Messi-n.

“Nuk mund të krahasosh lojtarë të tjerë me Ronaldo dhe Messi. Ka lojtarë që janë në modë, lojtarë që shkojnë dhe vijnë dhe të tjerë që janë gjithmonë aty. Salah është një lojtar i madh, kjo është e qartë.

Por do të ketë mundësinë ta tregojë në vitet e ardhshme nëse është në nivelin e Ronaldo-s dhe Messi-t. Shpresojmë që të ndodhë pas finales.”