KQZ rinumëron kutitë e kontestuara nga PS dhe PDIU për mandatin e 34 në Tiranë

454
Pas vendimit që mori dje KQZ, ditën e sotme do të rihapen 64 kuti votimi për disa qendra ku palët politike kanë pasur pretendimet e tyre për rezultatin nga zgjedhjet e 25 qershorit. Kështu, pas udhëzimeve të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka nisur shpërndarja e numëruesve në 4 tavolina.
Ndërsa PDIU-ja kërkon një mandat për Shpëtim Idrizin dhe rinumërimin e 41 kutive, edhe PS-ja kërkon rinumërim të 23 kutive qendra votimi, pasi sipas tyre ka mospërputhje mes pamjeve filmike që disponojnë dhe shifrave në tabelat e rezultateve.

Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-se e ka humbur mandatin për 38 vota, ndërkohë që PDIU pretendon se asaj i mungojnë të paktën 66 vota në disa kuti votimi në Qarkun e Tiranës.
Sigal