KQZ miraton me urgjencë listat e PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit

590
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e nesërme në orën 18:00 për të miratuar listat shumëemërore të PD-së.
Veç tyre, KQZ ka edhe dy vendime të tjera për të marrë. Listat e PD-së dërgohen sot në darkë vonë nga PD-ja pas paktit Rama-Basha.
NJOFTIMI
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e shtunë, më datë 27.05.2017, ora 18:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt vendimeve,
Për miratimin e “Udhëzuesit Praktik për detyrat e anëtarëve të KQV-së, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.
Për miratimin e përmbajtjes së materialeve audiovizive që do të përdoren për edukimin zgjedhor të shtetasve për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017.
Për miratimin e listave shumemёrore të partive të regjistruara, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.
Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të partisë “Partia Socialiste”, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 25 qershor 2017.​
Sigal