Kozma Gjini/ Faslli Haliti, ky Esenin shqiptar

    305
    Sigal

    Ajo që më nxiti të përcillja këtë mesazh, në këtë vështrim, në respekt të poetit tonë kombëtar dhe krijimtarisë së tij, z.Faslli Haliti, nuk ishte jehona e botimit jashtë vendit të shkrimtarit, sepse Faslli Haliti ka kohë që përkthehet jashtë, por shpirti dashamirës, vlerësues, i sinqertë i poetëve evropianë që shprehen me ç’u ndjen zemra, sapo kanë “zbuluar” poezinë e autorit si dhe e kundërta, (tek ne), mendimi denigrues i ndonjë krijuesi, që donte ta shihte në gijotinë poetin dhe në furrë poezinë e tij. Edhe në  demokraci janë munduar për të gjetur qimen në qullë, për ta nënshtruar, për t’i ulur kokën. Pas vitit 1990, një poezi e Faslli Halitit (pjesë e leximit letrar të nëntëvjeçares) u hoq prej librit dhe Faslliu s’bëri një gjysmë fjale me kërkënd. Pse u hoq? Nejse…punë interesash, botuesish…kulisash… Po përgjigja e poetit?  “Nuk ma ulni dot kokën!…Pati edhe ndonjë krijues ziliqar, që kur pa poezinë time të parë të botuar në gazetën “Drita”, pështyu gazetën, vetëm se kisha  botuar unë një poezi në të. Ai jo vetëm që ishte një  mediokër, por e mbante veten  për gjeni, dhe pse s’ishte veçse një cinik i trishtë. Ky tip krijuesi gëzohej, kur më kritikonin, e shkonte më tej  me dëshirën  për të çuar për karton dhe librin “Sot”.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf