Kozeta Turishta: Ndeshja Shqipëri-Serbi, 3000 mijë tifozë në mbështetje të kombëtares në New York

521
Ndeshja Shqipëri-Serbi, mbajtur të enjten e 8 tetorit, mblodhi më shume se 3000 shqiptarë të të gjitha trevave shqiptare, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti u organizua nën kujdesin e veçantë të Organizatës Albanian Roots-Rrenjet Shqiptare me President z. Marko Kepi. Battery Garden, një nga restorantet më të mira me një pamje spektakolare mes Wall Street dhe Statue of Liberty, hapi dyert duke vënë në dispozicion gjithë ambientet për tifozët shqiptare të veshur gjithë në kuq e zi me flamuj në duar me shpirt e zemër në mbështetje të kombëtares shqiptare. Kësaj feste të madhe i është bashkuar gjithashtu dhe z. Mark Gjonaj, përfaqësues i Asamblesë së shtetit amerikan, ku ka mbështetur këtë eveniment organizuar pikërisht me rastin e ndeshjes. Surprizat njëra pas tjetrës nuk kane munguar si: të huaj të shteteve të ndryshme ishin prezent gjatë lojës së ndeshjes, duke brohoritur me dëshirën për një fitore të madhe për Shqipërinë. Organizata “Rrënjët Shqiptare”, e njohur prej vitesh për aktivitetet që realizon për promovimin e kulturës dhe traditës shqiptare në New York edhe këtë here befasoi me një organizim brilant, ku bashkoi mijëra shqiptare, e jo vetëm. Mes gjithë kuq e zinjve përballë një ekrani gjigand, ku hera herës të dukej vetja si në një stadium të vërtetë, surpriza e radhës ishte dhe z. Marty Golden, senator i njohur amerikan, njeri i pushtetshëm dhe ligjvënës i njohur i New York-ut, i është bashkuar gjithë tifozëve shqiptare, ku nëpërmjet një fjalimi dashamires, dedikuar e gjithë Shqipërisë, duke uruar një fitore të dëshiruar e të merituar e në respekt të të gjithëve nuk harroi të bënte dhe simbolin e Shqiponjës Dykrenare, ku shprehu gjithë mbështetjen për Shqipërinë e Madhe. Me pas, senatori Golden, i dhuroi një Proklamate organizatës “Rrënjët Shqiptare”. Kjo është dhe proklamata e pare dhënë nga një senator i New York-ut, për një shoqatë shqiptare. Këtë titull, z. Marko Kepi, President i Albanian Roots, e vlerësoi si një shenjë të madhe që i behet Shqipërisë nëpërmjet organizatës qe ai drejton, duke bërë të mundur prezantimin e vlerave shqiptare gjithashtu dhe ne sytë e personaliteteve të ndryshme amerikane. Ka qenë një atmosferë festive, shoqëruar dhe nga fëmijë të cilët kishin ardhur me prindërit e tyre në këtë ditë historike për Shqipërinë. ‘90 minutat e fundit, kanë shtuar ankth dhe shumë pasiguri tek tifozët. rezultati 2-0 ndaj Serbisë, ka dëshpëruar shume tifozët shqiptare të New York-ut. Por, siç i ka hije një shqiptari, me kokën larte e durim, që di të festojë edhe kur humbet, nuk mungoi as një banket i madh, me valle e këngë shqiptare duke kërcyer e kënduar për një ëndërr më të madhe përtej humbjes me Serbinë, ndeshja e radhës kundër Armenisë, që do bënte ose jo realitet ëndrrën kuq e zi, ëndrrën e shumëpritur të të gjithëve në kualifikimin e europianit verën e 2016-tës. Një ndër ndeshjet më të rëndësishme, një sfidë e madhe dhe për lojtaret shqiptare ne fushë përballë një kundërshtari, siç ishte Serbia, e duke u nisur dhe nga ajo ç’ka ndodhi një vit më parë, sigurisht që e vështirësoi akoma dhe më shumë situatën tek futbollistet tanë, të humbur, por me dinjitet, ishte rasti me i mire, ku Shqipëria i dëshmoi gjithë botës kulturën dhe mikpritjen e saj ndaj Serbisë. Një tjetër detaj që ra në sy ishte dhe mbledhja e fondeve nga ky aktivitet, ku z. Marko Kepi në bashkëpunim me Fondacion Mbretëresha Geraldine, këto fonde do i shkojnë për restaurim e shkollës shqipe në Komunën e Bushtricës të Kukësit. Festa vazhdoi deri ne orët e vona të mbrëmjes si një ogur i mire për ndeshjen e lartpërmendur me Armeninë, ku ëndrra u bë realitet, pas një të keqeje vjen dhe e mira e të gjithë shqiptareve, qe 2016-ta do i gjejë në europianin qe zhvillohet në Francë.
Sigal