Kozeta TURISHTA/Mjeku Edmond Çeliku, gjithnjë në shërbim të njerëzve në nevojë

    891
    Sigal

    I veshur me bluzën e bardhë të mjekut, teksa e shohim nëpër pavijon të përkushtuar ndaj pacientëve të tij, seç të ngjall një shpresë dhe fal shumë dashuri për të sëmurët. Sytë e tij gjithmonë të mbushur me besim,  edhe atëherë kur shpresat thuajse janë shuar. Por siç rrëfehen dhe pacientët e tij: “zoti e fali këtë njeri për të hequr të keqën e të sëmurëve, për të dhuruar, shpresë, dhe shumë optimizëm për t’u ndryshuar jetën”. Edmond Çeliku, tashmë një emër që përcjell vetëm besim tek njerëzit, dora që bekon dhjetëra e qindra pacientë anembanë vendit. Kisha dëgjuar shumë për të por duke u nisur dhe nga rasti i një personi të afërm, një pacienteje e cila kish humbur kuptimin e jetës, një paciente që vjen nga një rreth i Shqipërisë ku përveç dhimbjes së sëmundjes që ajo mbarte mbi supe dhe shpirtin e saj, vuante dhe neglizhencën e shpërfilljen e një mjeku. Ky indiferentizëm i mjekut ndaj kësaj pacienteje, bëri që kjo e sëmurë të shkonte një fije larg grykës së varrit. Ndonëse shëndeti i rëndohej çdo ditë e më shumë mjeku i saj, që e ndiqte i thoshte: “Sërish ti në urgjencë, ti bën vetë, ik në shtëpi, s’ke asgjë, pi një paracetomol e të kalon dhimbja”. Një ditë kësaj pacienteje dikush i kish përmendur emrin Edmond Çeliku, si njeriu që do e ndriçonte brenda errësirës që e kish kapluar mendjen dhe gjendjen e saj shpirtërore. E fortë dhe e bindur niset për në Tiranë, e mbushur me shpresë që edhe ajo ka drejtë të jetojë si gjitha moshataret e saj 33 vjeçare, edhe ajo ka te drejtë të gëzojë respekt dhe përkujdesje nga mjeku. Takohet me doktorin, i cili pa e njohur dhe pa e ditur nga vjen, kush është dhe çfarë shqetësimi ajo ka, por i cili vë re që ajo është e zbehur, e lodhur, e dobët fizikisht, në sytë e së cilës lexohej qartë që kish ardhur të gjente paqen e shpirtit që i kish humbur nga dhimbjet e sëmundjes dhe kujdesin mjekësor që ajo duhej të merrte prej kohësh. Edhe pse ky trajtim mjekësor i ishte mohuar nga të ashtuquajtur mjekë, doktor Mondi menjëherë pasi del nga salla përshëndetet me ëe me një dashamirësi dhe dispozicion human duke e parë në sy. Hera e parë që pacientja ndjeu që më në fund rasti i saj po merrej me seriozitet. I qetë, me një zë shpresëdhënës, i komunikueshëm, i kulturuar, dhe shpirtmirë mbledh stafin e vet dhe vendos çfarë duhet bërë për fatin e kësaj nënë të re. Së pari ai kërkon të ekzaminohet në mënyrë urgjente, ku i bën shtrimin për rreth 10 ditë, dhe gjatë ekzaminimeve ai gjen dhe shkakun e një kalvari vuajtjesh e dhimbjesh. Ajo qe dua të nxjerr ne pah nga ky shkrim, është pikërisht ajo fjala e urtë “Fjala më e rëndë së plumbi”. Doktor Mondi duhet të jetë një shembull i etikës së komunikimit ndaj pacientit, kodi që ky mjek ka zgjedhur të ketë me pacientet e vet ka ndikuar shumë në punën e tij profesionale si mjek, duke u pasuar sukses pas suksesi, duke u kthyer në mit, në një ikonë të vërtetë ku të gjithë e njohim si “Bisturia Shqiptare” i vlerësuar, dhe i nderuar brenda dhe jashtë vendit, ai me vlerat qe e karakterizojnë nuk harron asnjëherë që përkushtimi, dashuria, kujdesja, nuk duhet ndalur kurrë për pacientet pasi për këtë arsye ai jeton, për të shpëtuar jetët e njerëzve në nevojë. Ai  kurrë nuk ka reshtur së qëndruari pranë pacientit ndoshta duke marrë dhe kohë nga koha e tij e çmuar që mund të kalonte me familjen e tij. Pikërisht këto detaje e bëjnë doktorin të jetë identiteti i vërtetë i QSUT-së, dhe idhulli i brezave të rinj që aspirojnë të behën mjekë kirurg. Doktor Edmond Çelikun, e karakterizon edhe mënyra sesi ai ka zgjedhur të punoj gjatë një operacioni në sallë. Një model ndoshta jo i zakonshëm në vatrën e sistemit kirurgjikal në Shqipëri, ku gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale të doktor Mondit, spikat qetësia që ai ka. Sikur edhe pesë apo më shumë orë të zgjasë operacioni bie në sy heshtja e tij, që nuk nxjerr nga goja qoftë dhe një fjalë te vetme, duke qenë i përqendruar, por që kuptohet shumë mirë me mimikën e tij të fytyrës me sy me infermierët dhe asistentët e tij në salle. Një mënyre të vepruari e bazuar në aftësi të rralla, në shpirtin e madh prej humanisti dhe në determinim të punës me synim kryesor daljen me sukses të çdo ndërhyrjeje! Ndërsa shohim dhjetëra të afërm të pacientëve që presin pas dyerve të sallës lajmet që doktori do i thotë për të sëmurin të sapo-operuar. Pacientët e kanë pagëzuar më emrin “Zoti në qiell e doktori në tokë” dora e tij s’ka diskutim apo asnjë dyshim tashmë që bekon jetët e të sëmurëve jo vetëm me dhuntinë që i ka dhënë zoti profesionalisht por dhe humanizmi që ai ka për njerëzit, pasi jemi mësuar që sot këtë lloj përkushtimi e gjejmë gjithmonë vetëm nëse paguajmë, por është hamendësim i gabuar, Edmond Çeliku ashtu sikurse shprehen dhe pacientët e tij, jo vetëm që nuk e njeh këtë pjesë, por prioritet i tij është mirëqenia e pacientit. Kënaqësia e veçantë është teksa dëgjon dhe komentet e kolegëve të tij, të cilët nuk gjejnë fjalë të shprehen për virtytet qe ai ka si njeri I thjeshtë mbi gjitha e me pas si doktor. Dhe për ta përmbyllur me një fjalë të urtë gjermane: “Një mjek i vjetër flet në latinisht, një mjek i ri flet me qejf anglishten, një mjek i mirë flet gjuhën e pacientit”. Këtë gjuhë flet Dr. Çeliku e për këtë arsye ne duhet të krenohemi që Shqipëria mbart të tillë njerëz ku kanë çfarë transmetojnë nëpërmjet vlerave të tyre njerëzore dhe profesionale.