Kozeta MAMAQI/ Letra brenda në krevat….

    405
    Sigal

    (Tregim)

     Krisi u mërzit shumë, kur dëgjoi në shtëpi, nga mami dhe babi se gjyshja do të shkonte të bënte një operacion, sepse ishte e sëmurë. Kur u kthye nga shkolla, atë ditë, nëna nuk e priti te autobusi, si zakonisht. Në shtëpi, gjithashtu, e ndjente mungesën e saj. I mungonte edhe kur ulej të bënte detyrat, sepse ishte mësuar që ajo t’i rrinte te koka. I mungonte edhe për t’i gatuar ato gjërat e mira, që ai i kërkonte t’ia bënte. Edhe pse ishte në klasën e tretë dhe lexonte pa ndihmën e të tjerëve, ishte mësuar që gjyshja t’i lexonte para se ta zinte gjumi. Ajo i tregonte dhe shumë historira, që Krisit i pëlqenin shumë, edhe pse hera- herës i dukej sikur gjyshja i sajonte ato.

    Kishte folur disa herë me gjyshen nëpërmjet telefonit, gjatë kohës që ajo ishte në spital. I kishte treguar edhe për notat që kishte marrë apo edhe për gjëra të tjera, të bukura, që kishin bërë, si ditëlindja e Besit, apo një lojë futbolli me një paralele tjetër dhe ku kishin fituar. Nëna gëzohej shumë kur fliste me Krisin, ndonëse edhe emocionohej.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf