Kosovë, sulmohet gazetari Parim Olluri

526
Persona të panjohur sulmuan të mërkurën mbrëma gazetarin Parim Olluri, drejtor i gazetës në internet Insajderi.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se sulmi ndodhi afër banesës së tij në Prishtinë. Gazetari Olluri dhe bashkëshortja e tij janë trajtuar me lëndime të lehta në spitalet e Prishtinës.
Policia ka hapur hetimet por nuk ka dhënë ndonjë hollësi rreth autorëve apo motiveve të mundshme të sulmit.
Gazeta në internet “Insajderi”, trajton shpesh çështje që lidhen me korrupsionin.
Sulmi u dënua nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i cili u bëri thirrje organeve të rendit për ndriçimin sa më të shpejtë të rastit, duke nënvizuar se “sulmet e tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe të medies.”
Shoqatat e gazetarëve në Kosovë kanë regjistruar dhjetëra raste të sulmeve e kërcënimeve ndaj punonjësve të medias.
Raporti i fundit i organizatës ndërkombëtare, Freedom House e radhitë Kosovën në mesin e vendeve me liri të pjesshme.
Sigal