Kosova: Rrisim nivelin e shërbimeve në gjithë zonën administrative të Dajtit

547
Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova, bisedoi sot me banorët e Priskës, të cilëve u shpjegoi konkretisht se si programi i tij për zonën do të ndikojë në përmirësimin e jetës së tyre. Kosova u ndal në rrugët e lagjet konkrete, si dhe në specifikat konkrete për këtë komunitet.
Më poshtë, projekti i detajuar për zonën e Dajtit
KOMUNA DAJT
Objetivat dhe Investimet për vitet 2015 – 2017
A.Përmirësimi i Higjenës
Objektivi:Përmirësimi i kushteve të jetësës duke synuar rritjn e nivelit të shërbimeve në të gjithë zonën administrative të Dajti
Investimet:
Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve të ujrave të zeza në 2 fshatra:
•Tufinë
• Qesarakë
Rritja e cilësisë së furnizimit me ujë:
• Sigurimi i furnizimi me ujë të pijshëm me cilësi dhe pa ndërprerje
• Mirëmbajtja e linjave ekzistuese të ujësjellësit
• Ndërtimi i linjave të reja të furnizimit.
Mbrojtja nga ndotjet e mbetjeve urbane dhe ujrat e zeza:
• Ndërtimi i dekantuesve të ujrave të zeza në pikat e shkarkimit në përrenj e lumenj
• Eleminimi i pikave më të ndotura
• Përmirësimi i cilësisë së shërbimit të grumbullimit, transportit dhe depozitimit të mbetjeve urbane.
Përfitojnë rreth 12.300 banorë
B.Përmirësimi i infrastrukturës së arsimit parashkollor dhe parauniversitar
Objektivi: Përmirësimi i kushteve të mësimdhënies dhe rritja e sigurisë në objektet arsimore në zonën administrative të Dajtit
Investimet:
Rikonstruksioni i 6 objekteve arsimore:
• Rikonstruksion shkolle 9-vjecare në Ferraj;
• Rikonstruksion shkolle e mesme dhe ndërtim palestre në Surrel;
• Instalimi i sistemit të ngrohjes për 6 objekte
• Rikonstruksioni i nyjeve sanitare në të gjitha shkollat
•Sigurimi i internetit.
Ndërtimi i 4 objekteve
• Ndërtimi i 3 cerdhe, (2 në Linzë dhe 1 në Shtish tufinë)
• Ndërtimi i 1 kopshti, Shtish Tufinë
Për fëmijë të shëndetshëm në nivelin parashkollor:
• Vendosja e 6 kënde lojrash për fëmijët parashkollor
• Pasurimi me mjete didaktike
Përmirësimi i sigurisë në shkolla nëpërmjet:
• Sigurimi i transportit për fëmijët që banojnë 30min larg objekteve arsimore
• Vendosja e sinjalistikës së nevojshme për sinjalizimin e shkollave
Përfitojnë rreth 1.850 fëmijë

C. Infrastruktura rrugore
Objektivi: Përmirësimi i kushteve të lëvizjes së njerëzve dhe produkteve në të gjithë zonën administrative të Dajtit
Investimet:
Rikonstruksioni i rrugëve
• Rruga Nacionale – Qafë Mollë
• Rruga Nacionale – Shkallë
• Rruga Nacionale – Murth,
• Rruga Nacionale – Selbë
• Rruga Nacionale – Darshen,
• Rruga Shtish Tufinë – Tujan
Përmirësimi i gjendjes së rrjetit rrugor
• Përmirësimi i kushteve të lëvizjes në 27 km rrjet kryesor që lidhet me rrjetin rrugor kombëtar brenda vitit të parë të mandatit
• Asfaltimi i 13 km rrugë dytësore që lidhin fshatrat me njëri tjetrin
• Përmirësimi i kushteve të lëvizjes në 31 km rrjet rrugor dytësorë dhe rrugë të brendshme brenda 2 viteve të para të mandatit
Përmirësimi i kushteve të sigurisë rrugore
• Riparimi i sinjalistikës në rrugët ekzistuese si dhe kompletimi me të gjithë elementët e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në 40 km rrjet rrugor kryesorë dhe dytësorë
• Ndricimi rrugor në qendrat e komunave
Përmirësimi i kushteve të lëvizjes për këmbësorët
• Ndërtimi i trotuarëve në rrugët që do rikonstruktohen
• Krijimi i rampave për PAK (persona me aftësi të kufizuara)
Përfitojnë rreth 12.300 banorë
Unë nuk jam një politikan tipik, por ndoshta për këtë keni nevojë. Pikërisht pse kam projekte specifike për lagjen tuaj dhe për çdo lagje të Tiranës do t’ju them ekzaksisht se çfarë do të bëj. Në vend që unë të fajësoj të tjerët, gjithë jetën time kam marr përgjegjësi për të zgjidhur problemet. Unë jam një menaxher i fortë, me vizion të qartë, vendos objektiva dhe arrij standardet. Çdo projekt do të përfundohet brenda afatit kohor dhe do të tregoj tolerancë zero ndaj korrupsionit ashtu siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime. Unë do të punoj për të gjithë dhe me të gjithë ju pa asnje dallim.
Sigal