“Kosova do ketë mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve me Gjykatën Specialen”

574
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ajo e Gjermanisë, Britanisë, Francës, Italisë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku kanë mirëpritur vendimin e qeverisë kosovare për të hequr dorë nga shfuqizimi i Dhomave e Specializuara.
Në deklaratë thuhet se presin nga udhëheqësit e Kosovës që të mbajnë fjalën për këtë çështje, ndërsa më tej thuhet vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësi për të gjitha viktimat, Kosova mund ta afirmojë pjekurinë e saj si shtet dhe gatishmërinë për tu integruar tërësisht në Evropë.
“Mirëpresim deklaratat e fundit të udhëheqësve politik kosovarë ku zotohen se heqin dorë nga përpjekjet për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara. Presim nga udhëheqësit e Kosovës të mbajnë fjalën e tyre kurse nga institucionet e Kosovës presim që ta nderojnë këtë gatishmëri. Vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësi për të gjitha viktimat, Kosova mund ta afirmojë pjekurinë e saj si shtet dhe gatishmërinë për tu integruar tërësisht në Evropë dhe komunitetin ndërkombëtarë. Me mbështetjen e Dhomave të Specializuara mundësohet mbështetje e vazhdueshme nga miqtë dhe aleatët më të ngushtë të Kosovës tani kur festojmë shumë të arritura në dekadë, që nga pavarësia”, thuhet në deklaratë.
Sigal