Koreja e Veriut lëshon tjetër raketë balistike

595
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike mbi detin midis Koresë së Jugut dhe Japonisë, sipas një njoftimi të bërë të mërkurën nga Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut.
Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara po analizojnë aktualisht se për çfarë lloji rakete bëhet fjalë.
Raketa, thuhet në njoftim, u lëshua nga qyteti Pyongsong në Provincën Jugore të Pyonganit.
Pak minuta pas hedhjes së raketës nga Veriu, ushtria e Koresë së Jugut kreu një provë me raketë në përgjigje të provokimit, njoftuan autoritetet ushtarake të Seulit.
Sigal