Koreja e Veriut kërcënon: Sulm bërthamor ”në zemër të Amerikës”

627
Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të nisë një sulm bërthamor “në zemër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës” nëse Uashingtoni përpiqet të ndryshojë regjimin në vend, njoftoi sot agjencia zyrtare koreano-jugore e lajmeve, Yonhap.
Kërcënimi thuhet se vjen si një përgjigje ndaj vërejtjeve të kreut të CIA-s, Mike Pompeo, i cili gjatë një fjalimi, javën e kaluar thuhet të ketë aluduar mbi ndryshimin e regjimit.

“Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha se vërejtjet e Pompeos e kanë kaluar cakun dhe tani duket qartë se qëllimi përfundimtar i administratës së Trumpit është ndryshimi i regjimit”, raportoi agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve, KCNA.

“Nëse kërcënohet dinjiteti i lartë i DPRK-së, Koreja e Veriut duhet të bëjë asgjësimin e atyre vendeve dhe subjekteve që janë përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi, duke mobilizuar të gjitha mjetet e sulmit, përfshirë ato bërthamore”, shtoi zëdhënësi .

Testet e bombave bërthamore dhe raketave të ndryshme balistike kanë rritur tensionet në gadishull që prej fillimit të vitit të kaluar.

Më 4 korrik, Koreja e Veriut testoi një raketë balistike ndërkontinentale, e cila sipas analistëve, i dha një shtysë për të qenë në gjendje të nisë një raketë që mund të godasë SHBA-në.
Sigal