Sigal

Një sulm me sëpatë, ka përfunduar me plagosjen e një personi.

Ngjarja ka ndodhur n fshatin Kamenicë të Korçës.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se, N. B., 54 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, për motive të dobëta ka plagosur  rëndë me mjet të mprehtë (sopatë) ish-bashkëjetuesin e vajzës së tij, A. M., 27 vjeç, banues në Kamenicë, i cili pas mjekimit në Spitalin Rajonal Korçë, është transportuar për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Ndërkohë, mësohet se agresori u prangos nga Polica.

Komisariati i Policisë Korçë

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

N. B., 54 vjeç, banues në fshatin Kamenicë.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 09. 09. 2018, në këtë fshat, për motive të dobëta, ky shtetas ka plagosur  rëndë me mjet të mprehtë (sëpatë) ish-bashkëjetuesin e vajzës së tij, shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Kamenicë, i cili pas mjekimit në Spitalin Rajonal Korçë, është transportuar për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.