Konventa Kombëtare – Vasili në postin e zv/kryetarit, Luan Rama nënkryetar i LSI

439
Sigal

 Konventa Kombëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka shpallur sot rezultatet e votimit me drejtuesit e rinj të kësaj force politike.

Me anë të një konference për shtyp, strukturat e LSI pohuan se zëvendëskryetar i Lëvizjes Socialiste për Ingetrim do të jetë sërish Petrit Vasili, ndërsa nënkryetari Luan Rama. Po ashtu, në postin e nënkryetares do të jetë edhe Keidi Mehmetaj, ndërsa sekretar i përgjithshëm i LSI u zgjodh Indrit Brahimllari. Fill pas këtyre rezultateve që u komunikuan nga ministrja Klajda Gjosha, fjalën e mori kreu i LSI, Ilir Meta. Teksa falënderoj të gjithë delegatët që morën pjesë në këto votime, ai i uroj për detyrat e drejtuesit e rinj.

“Dëshiroj ti falënderoj të gjithë delegatët që votuan. Procesi kërkoi kohën e tij dhe këtu është lista përfundimtare e komitetit drejtues kombëtar që në bazë të statutit do duhet të renditet për arsye të ruajtës së ekuilibrave midis LSI/LRI/LBI. Kjo renditje do bëhet nga komisionit. Çdo anëtarë ka të drejtë të paraqitet tek LSI për rezultatit. Do uroja Petrit Vasilin për postin e zv.kryetarin në LSI dhe Luan Ramën. Po ashtu dhe Indritn dhe Keitin, si dhe Silva Cakën dhe Dritan Yllin. Ata morën mbështetje të mirë.”, tha Meta.