Kontrolli i thertoreve jo nga shërbimi veterinar, por nga AKU

    406
    Me hyrjen ne fuqi te reformes ne veterinari, kontrolli i thertoreve apo vulosja e mishit nuk do të kryhet më nga Shërbimi veterinar pranë pushtetit vendor, por nga AKU. Këtë parashikon reforma e re në veterinari, e cila përveçse do të unifikojë shërbimin veterinar, do të lejojë edhe krijimin e klinikave veterinare. Sipas drejtorit të Drejtorise Veterinare pranë ministrisë së Bujqësisë, Edi Fero, kjo do t’i japë fund abuzimeve në matrikulimin apo lëvizjes së kafshëve, si dhe do të formalizojë 1250 veterinëre ë gjithë vendin.

    Edi Fero: Formalizohet i gjithë tregu i veterinerëve, çka do të thotë 1250 veterinerë në të gjithë republikën kthehen në profesion formal. Por si do të kryhet procesi i licensimit të veterinereve, dhe kush do të monitorojë punën e tyre?

    Edi Fero: Nëpërmjet urdhërit të mjekut veterinerët do të jenë do të jenë të regjistruar dhe ky urdhër do kontrollojë punën profesionale të fermerëve.
    Reforma në veterineteri parashikon gjithashtu ngritjen e një sistemi të dhënash. Përmes këtij sistemi çdo fermer është i detyruar me ligj ti përcjell infprmacionin e detajuar për origjinën e mishit apo mënyrën e udshqyerjes së kafshëve, dhe specifika që lidhen me to. Në të kundërt sanksionet do të shkojne deri në heqje licence.
    Sigal