Konsullata: Me vizat turistike ndalohet punësimi e shkollimi në SHBA

    754
    Konsullata amerikane në Tiranë përsëriti thirrje për qytetarët shqiptarë, të cilët pajisen me një vizë turistike, se koha e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara është e kufizuar. “Ia kalofshi bukur në vizitën tuaj në SHBA! Ju lutemi kini parasysh se një vizë turistike është për një qëndrim të shkurtër. Të punoni, banoni apo të shkoni në shkollë pa autorizim në Shtetet e Bashkuara mund të ndikojë aplikimet tuaja të ardhshme për vizë”, theksoi zyra konsullore. Në bazë të rregullave, udhëtimi me vizë turistike drejt SHBA-së nuk të mundëson të shkollohesh, punosh apo të banosh në Shtetet e Bashkuara. Sipas konsullatës, shkelja e këtyre rregullave mund të ndikojë gjatë kërkesave të ardhshme për marrjen e një vize amerikane.
    Sigal