Konstituohet të enjten Këshilli Bashkiak i Tiranës, merr detyrën Veliaj

    41
    Erion Veliaj këtë të enjte do të bëj betimin në detyrën e tij të re si kryebashkiak i Tiranës. Pas betimit, i cili është caktuar në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, Veliaj do të nisë menjëherë punën.
    Kryebashkiaku i ri i Tiranës, i zgjedhur me votat e qytetarëve më 21 qershor, do të mbajë edhe një fjalim në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak ku veç të tjerash në rend të ditës është parashikuar edhe:
    1. Zgjedhja e Komisionit të Mandateve.
    2. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të Komisionit të Mandateve.
    3. Betimi i Këshilltarëve.
    4. Zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Bashkiak.
    5. Zgjedhja e N/Kryetarit të Këshillit Bashkiak.
    6. Shpallja e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe betimi.
    7. Zgjedhja e anëtarëve që do të përfaqësojnë Këshillin Bashkiak në Këshillin e Qarkut të Tiranës.