Të paktën 35 persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një sulm të dyshuar kimik në qytetin Idlib në veri-perëndim të Sirisë, i cili kontrollohet nga rebelët. Lajmi është bërë me dije nga aktivistët.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se sulmet mbi Khan Sheikhoun nga qeveria siriane ose avionët rusë kishin shkaktuar vdekjen e shumë personave.
Në rrjetet sociale u publikuan fotot të personave që kishin vdekur nga asfiksia.
Qeveria siriane ka mohuar në mënyrë të përsëritur përdorimin e armëve kimike.
Megjithatë, një hetim nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike në tetor të një viti më parë arriti në përfundimin se forcat qeveritare kanë përdorur sulmet me gaz klori në paktën tre raste gjatë vititn 2014-2015.
Hetime konstatuan gjithashtu se militantët e Shtetit Islamik kishin përdorur gazin mustardë.