Komisioni Hetimor për Serverin e Tatimeve, Ristani: Shumica po e bllokon, Cani të dëshmojë

477
Deputeti i PD-së, Arben Ristani ka akuzuar sot mazhorancën se ka shkelur marrëveshjen sa i përket vijimit të punës në Komisionin Hetimor për Serverin e Tatimeve, Sipas Ristanit, mazhoranca po bën gjithçka për të bllokuar punën e këtij komisioni. “Komisionet hetimore parlamentare janë një nga pak mundësitë që ka opozita për të kontrolluar punën e qeverisë. Një i rëndësishëm është edhe Komisioni Hetimor për Serverin e Tatimeve. Të gjithë e patë si u morën të dhënat nga serveri i tatimeve, por përfundim i punës së këtij komisioni është bërë i pamundur. Mazhoranca me të gjitha mundësitë bllokon punën dhe vendimmarrjen duke u larguar dhe duke mos plotësuar kuorumin e nevojshëm. 

Ka pasur marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës për ringritjen e komisioneve, por ata kanë vullnet vetëm për të fshehur parregullsitë që kryejnë”.Ristani shtoi ndër të tjera se në këtë komision duhet të thirret për të dëshmuar edhe ish- ministri i Financave Shkëlqim Cani, por se kjo mbetet pika e mosmarrëveshjes mes palëve. “Pika e mosmarrëveshjes është fakti se me një urdhër të ish-ministrit Cani u ngrit grupi auditues që shkoi tek tatimet, patjetër që ai duhet të dëshmojë
Sigal