Kombëtarja kthehet në atdhe, Veliaj u jep ‘Çelësin e Qytetit’

552
Sigal

Autobusi i Kombëtares shqiptare ka mbërritur në kryeqytet e pritur nëpër rrugët nga dhjetëra qytetarë. Ndalesa e parë e djemve të Kombëtares ka qenë Bashkia e Tiranës ku ata janë pritur me nderime nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Kreu i bashkisë ka vlerësuar si fitoren më të madhe të kombëtares kuqezi thyerjen e një mentaliteti të pavërtetë që i shoqeronte deri më dje shqiptarët, duke treguar se ne si komb, kudo që jemi, të bashkuar mund t’ia dalim.

Në përfundim të ceremonisë pritëse, Veliaj i ka dorëzuar kapitenit të Kombëtares ‘Çelësin e qytetit’.

“Rrallë i jepet mundësia një kryetari të bashkisë të rrethohet nga kombëtarja më e mirë që ka pasur Shqipëria në të gjitha kohërat. Fitoren më të madhe e kemi ne si shqiptarë kudo ku jemi për të mundur një mentalitet sipas të cilit ne nuk mund t’ia dalim. Ju arritët ta mposhtnin këtë mentalitet. Secili prej jush nuk vjen nga familje e njohur, nuk ka mbiemër që iu ka çarë rrugët e jetës. Mijëra djem e vajza ju kanë parë si idhuj kur ishit në Francw. Ndaj në emër të Tiranës, ftoj Lorikun ju japim ‘Çelësin e Tiranës, tani që jeni kthyer në shtëpi si kampion”, tha Veliaj.