Kombëtaret e moshave “dinjitozë” pa fitore, femrat mbeten në klasë

531
Nga Agron KAJA
VËZHGIM/ Pse në të gjitha kompeticionet ku kanë marrë pjesë, U17, U19 dhe U21, vetëm kanë dështuar?!
Në disa radhë të shkruara dje këtu në gazetën “Telegraf”, janë përmendur skuadrat kombëtare të moshave, për të cilat janë mundësuar edhe disa miqësore. Kjo është një dukuri pozitive, çka tregon njëherësh edhe vlerësimin që ka institucioni i futbollit shqiptar edhe me këto nivele. Madje, miqësore do të ketë edhe për futbollin e femrave. Këtu duhet thënë se, kemi një moment të cilin futbolli femëror në Shqipëri nuk e kishte prekur në historinë e tij. Gjithsesi, duke dalë nga miqësoret, hyjmë në ndeshjet zyrtare, atje ku Shqipëria e futbollit të të gjitha moshave sidomos gjatë muajit tetor 2017 ka qenë shumë aktive. Nga U21, U19 dhe U17 për meshkuj, edhe te Kombëtarja e Femrave dhe ajo e U19 vjeçareve. Cilat janë rezultatet e tyre? Këtu po përdor një shprehje shqiptare, se: “Jemi skuadër e re, por kemi elementë që premtojnë!” Këtë situatë e trajton në disa nënkuptime, por i pari le të themi se, përzgjedhjet nuk kanë qenë në nivelin e duhur, mund të themi se organizatorët e bankinat e këtyre skuadrave nuk mund të japin më shumë se sa humbjet. Rastet e ditëve të fundit, ku Kombëtarja e femrave humbet thellë në Skoci 0-5 dhe Kombëtarja e Femrave U19 humbet si në tenis 0-8 me Spanjën, e vërteton këtë konstatim, e ndoshta duhet folur më gjerë. Realisht, gjatë këtij muaji, futbolli kombëtar i femrave shqiptare ka mbetur në klasë. Në këto nivele hyn edhe U19 e meshkujve, të cilët në datën 10 tetor janë “dendur” në 7 gola nga homologët e tyre norvegjezë, në ndeshjen e dytë kualifikuese për Evropianin e moshës respektive. Ndoshta U21 në drejtimin e Alban Bushit mund ta shpëtojë paksa “nderin” e këtyre skuadrave për muajin tetor 2017, pas barazimit 1-1 që arriti në Islandë më 10 tetor, në ndeshjet kualifikuese në grup për këtë moshë. Por kaq nuk mjafton, sepse nuk është një barazim ekuivalent i angazhimit, i shpenzimet e mëdha që nuk justifikohen vetëm me humbje, apo edhe me fjalë që tashmë u ka ikur koha edhe për Shqipërinë e futbollit. Nëse deri para vitit 2000, përfaqësime të tilla as që nuk mendoheshin, dhe as që u vinte ndërmend shqiptarëve se do të ishin një ditë në një Kampionat Evropian sikundër ndodhi në Francë 2016, këtu ishin edhe pasojat e sistemit të kaluar në infrastrukturë, në logjistikë dhe në trajning. Ndërsa sot, për deri sa këta tregues kanë ardhur në përmirësim të ndjeshëm, pse rezultatet nuk ecin në raport me to? Na gjeni një fitore për muajin tetor, që të flasim ndryshe edhe për ju U-të e Kombëtareve shqiptare të futbollit. Gjithsesi, muaji tetor do edhe pak ditë që të mbyllet, do presim!
Nëse deri para vitit 2000, përfaqësime të tilla as që nuk mendoheshin, dhe as që u vinte ndërmend shqiptarëve se do të ishin një ditë në një Kampionat Evropian sikundër ndodhi në Francë 2016, këtu ishin edhe pasojat e sistemit të kaluar në infrastrukturë, në logjistikë dhe në trajning

Ndeshjet e muajit tetor 2017
MESHKUJ
Kombëtarja U21 
Datë 10 tetor 2017
Islandë-Shqipëri 1-1
Kombëtarja U19 
Datë 10 tetor 2017 
Shqipëri-Norvegji 1-7
Kombëtarja U17 
Datë 19 tetor 2017 
Shqipëri-Kroaci 0-1
Datë 22 tetor 2017 
Spanjë-Shqipëri 1-0
Datë 25 tetor 2017 
Litehshtein-Shqipëri 5-0
FEMRA
Kombëtarja A
Datë 19 tetor 2017 
Bjellorusi-Shqipër 1-0
Datë 24 tetor 2017 
Skoci-Shqipëri 5-0
Kombëtarja U19
Datë 24 tetor 2017 
Spanjë-Shqipëri 8-0
Sigal