Kolonel Pëllumb Zaimi: Forcat e armatosura të Shqipërisë dispononin 3 ton flori për të blerë armatime moderne në rast lufte

    599
    Sigal

    Flet koloneli Pëllumb Zaimi: Këtë e dinte vetëm Enver Hoxha dhe Shefi i Shtabit të ushtrisë

    Një sekret 67 vjeçar ka shokuar këto ditë të gjithë ushtarakët që e kanë mësuar rastësisht, se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dispononin 3 ton flori, të fshehur, për rastet e luftës. Dhe këtë e ka ditur vetëm Komandanti i Përgjithshëm Enver Hoxha, si edhe shefi i shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë. Ndërsa, personat e tjerë, nuk kanë pasur asnjë dijeni për fshehjen e floririt në depot ushtarake. Këtë zbulim e ka bërë këto ditë njëri nga ushtarakët e lartë të ushtrisë sonë, i cili kishte lidhje të ngushtë me depon e floririt. Ky ushtarak duke mos pranuar të japë identitetit e tij të plotë thotë: “Dikur më kanë thënë: Po i tregove njeriu do të djegim me të gjithë farefisin”. Dhe tmerri i këtij kërcënimi ka mbetur real për ushtrakët tanë edhe pasi kanë kaluar 23 vjet nga montimi i demokracisë. Por nga ana tjetër, arsyeja e mospranimit të verifikimit ka të bëjë edhe me afatin kohor që duhet të kalojë për të nxjerrë një të vërtetë të madhe dhe unike, sa ç’është kjo e floririt. Dhe shkaku i fundit është frika për ndonjë sulm nga bandat apo banditët e sotëm. Të cilët mund t’i bëjnë presion për t’i treguar vendndodhjen e saktë. Por ndërkaq, koloneli Pëllumb Zaimi ka treguar të gjithë të vërtetën për lexuesit e gazetës, “Telegraf”. Natyrisht, ato ai i tregoi sipas bisedave që ka bërë çdo ditë, me ushtarakun e lartë, që nuk pranon identifikimin. Në këtë mënyrë, duke folur me zotin, Zaimi, ne marrim të gjithë informacionin që disponohet sot, për ekzistencën e tre ton florinjve që disponohej nga ushtria shqiptare.

    Vendi i floririt bazat e armatës

    Floriri ndodhej i siguruar pranë bazave të Armatës, pikërisht në zonën e malit të Dajtit. Ky flori ishte vënë aty nga pjesa e sasisë së mbledhur nga tregtarët, por sidomos nga prodhimet e mineraleve tona. Le të mos harrojmë se Shqipëria prodhonte disa ton flori në vit, dhe kjo ishte një pjesë tepër e vogël e sasisë së përgjithshme. Për vendndodhjen e floririt kishte dijeni vetëm Enver Hoxha dhe Petrit Dumja, po edhe ndonjë prej ish shefave të shtabit të mëvonshëm. Ndërsa, ministrat dhe kryeministri, nuk e dinin saktësisht të vërtetën. Kjo depo e nëndheshme, pra në tunelet nëntokësore, ruhej me ushtarë të forcave speciale, të cilët nuk e dinin se çfarë kishte aty. Këtë, ata e mësuan pak muaj, para vitit 90, ose pikërisht në vitin 90-të, kur maunet e mbushura me arka të mbyllura u larguan që andej, pa lënë adresë të saktë se ku shkonin.

    Qëllimi

    Qëllimi i ruajtjes së këtij thesari nga ushtria shqiptare dhe jo nga bankat financiare, bëhej në mënyrë që në rast lufte, Shqipëria të kishte mundësi të blinte me flori në dorë, të gjitha mjetet shfarosëse të armatimeve të rënda, për të garantuar mbrojtjen e territorit tonë. Sipas planit, sapo të plaste lufta, komandanti i Përgjithshëm do urdhëronte blerjen e armatimeve ndaj shteteve të tjera, duke i paguar ata me flori në dorë. Këtu përfshiheshin edhe raketat balistike, silurat detare, artileritë super të rënda dhe avionët luftarakë, bombardues. Dhe këto armatime do të përdoreshin urgjentisht, kundër armiqve, për t’i neutralizuara ata. Në rast, se do nevojiteshin të tjera, llogaria me tre ton flori ishte bërë për të përballuar tre vjet luftë. Nga ana e tij, koloneli i nderuar, Pëllumb Zaimi tregon se, “atëherë floririn e ruanim për të shpëtuar Shqipërinë, gjatë rasteve emergjente të pushtimit. Dhe nga ai flori, askush nuk përfitoi gjë. Por sipas tij, Shqipëria ishte e sigurt, si në kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje. Dhe në fund Zaimi shtron pyetjen: Ku shkoi vallë ajo sasi aq e madhe e floririt?

    Sekretri i Përgjithshmë i Ministrisë së Brendëshme: SHQUP-i me procedurë ligjore

     Ervin Kulluri: Praktika të rregullta, akuza të tepërta

     Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Ervin Kulluri ka komentuar çështjen aq shumë të përfolur të kalimit të SHQUP në seli të Partisë Demokratike. Kulluri është shprehur se e gjithë procedura e ndjekur për këtë kalim është ligjore, ndërsa i quajtu të tepërta deklaratat e PS, në lidhje me këtë çështje. “Ushtria duhet të shpëtojë nga trashëgimia e regjimit . Çështja e SHQUP-it u trajtua shumë rëndë , kanë qënë të tepërta akuzat e bëra nga PS. Shantazhe i janë bërë si Ministrisë së Mbrojtjes, punonjësve të saj si dhe presidentit të Shqipërisë, këto do t’i quaj sulme të papranueshme”, tha Kulluri. Duke shpjeguar procedurën e ndjekur, Kullur tha se, “Ne përcollëm kërkesën e Ministrisë së Brendshme tek Presidenti. Ministri i Mbrojtjes do e sqarojë në një intervistë të gjithë praktikën e ndjekur, por dua të them paraprakisht se ajo ka qënë e gjitha ligjore. Kemi transferim, dhënie me huamarrje e cila ka mbyllur këtë proces administrativ”, tha ai. Kulluri shtoi më tej se “SHQUP e kishte humbur vlerën si godinë”. Sipas Kullurit, privatizimi i pronave të ushtrisë ka qënë dhe do jetë një proces rutinë i Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sqaroi se procesi kalon edhe nëpërmjet ministrisë së Ekonomisë e në fund tek ajo e Financave. “Nuk po grabitet asnjë pronë, janë aty dhe të verifikueshme. Nuk po ndodh asgjë me pronat, thjesht është pjesë e ristrukturimit të ushtrisë. Nuk i shesim ne pronat e ushtrisë, por procesi kalon nga Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave”, shtoi ai. Sulmet e opozitës së kaluar për shitjen e pronave të ushtrisë, Kulluri e komentoi si një situatë surreale. “Sulmet e opozitës ndaj Ministrisë së Mbrojtjes krijojnë një situatë surreale. Ti i thua zotit Balla që është kështu situata, nuk i shesim ne pronat e ushtrisë, ai del sërish nesër e thotë Ministria e Mbrojtjes po shet pronat”. Në lidhje me shkarkimet e gjeneralëve, Kullori komentoi se ky është një proces normal. Ndërsa për shkarkimin e Aleksandër Lleshit ai komentoi: “Nuk është në targetin tim, por di që ka ligj për karrierat dhe gradat. Gjeneralët janë graduar dhe kanë dalë në lirim, sot sistemi i karrierës është i qartë. Por ka pasur edhe persona që kishin ambicie për të kaluar përtej karrierës, dikush ka hedhur një gur në lumë e zoti Rama me PS i kanë shkuar nga pas”, tha Kulluri më tej.