Kol NIKOLLAJ/ Ja propozimi ynë për rregullimin e pensioneve në Shqipëri

    406
    Sigal

    Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) si një grup interesi potencial për kryerjen e reformës në sistemin e pensioneve ka qënë dhe mbetet e interesuar që kjo reformë të kryhet në mënyrë sa më të suksesshme, sa më gjithëpërfshirëse me qëllim arritjen jo vetëm të një konsensusi politik, por edhe të një konsensusi social dhe shoqëror. Për këtë arsye ne kemi qënë aktiv dhe bashkëpunues jo vetëm më grupin ndër-ministror por vecanërisht me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore të cilat kanë përfaqësuar qeverinë në debatet për këtë reformë.

    Prej një viti KSSH ka ngritur një grup pune me ekspert dhe teknicien brenda dhe jashtë saj, ka kryer një studim të hollësishëm të situatës aktuale dhe ka afruar alternativat e zgjidhjes afat-mesme dhe afat-gjata të cilat u miratuan në një konferencë kombëtarei gjithë ky aktivitet u krye me konsulencën dhe monitorimin e Konfederatës Europiane të Sindikatave, Insitutin Europian të Sindikatave. Rekomandimet e kësaj konference pasi janë bërë publike, miratuar nga naëtarësia jonë, janë botuar në një broshurë të vecantë, janë bërë prezent të gjithë politik-bërjes dhe vendim-marrjes që nga Presidenti i republikës, Kuvendi i Shqipërisë, Qeveria, Opozita, etj.

    Më poshtë ne po rradhisim konkluzionet përfundimtare, të cilat janë produkt i një ekspertize teknike me ekspert të njohur të Insitutin Europian të Sindikatave në Bruksel (Z. Martin Hutsebaut). Kërkojmë nga ana juaj që ju jo vetëm të merrni parasysh këto rekomandime por në ditën që Komisioni Parlamentar do të kalojë këtë reformë të rëndësishme ne të jemi prezent dhe të dëgjohemi përpara këtij komisioni. Që të kemi një sistem të fortë pensionesh duhet të operojmë mbi bazën e një ekuilibri ndërmjet parimeve të sigurimit dhe të solidaritetit (rishpërndarje brenda dhe ndërmjet gjeneratave).  Një sistem i tillë pensionesh duhet të jetë i qëndrueshëm dhe të ofrojë përfitime të mjaftueshme.  Ndërtimi i një sistemi të fortë kërkon mbështetje të gjerë popullore dhe politike dhe besim të lartë tek qeveria dhe institucionet e pensioneve (jo korrupsion).  Përcaktimi i drejtë i tarifave dhe përfitimeve, menaxhimi efiçient dhe transparenca e plotë e rregullave dhe përfitimeve janë parakushte për të fituar këtë mbështetje.

      Vlerësimi i sistemit aktual të pensioneve në Shqipëri

      Nëse shohim raportet e mbështetjes ekonomikeështë e qartë që ato janë shumë të ulëta për të mbështetur një sistem të fortë pensionesh dhe të përshtatshëm për të gjithë pensionistët aktualë dhe të ardhshëm:

     – niveli i mbulimit të sigurimeve shoqërore: vetëm një e treta e popullsisë në moshë pune

     – numri i kontribuuesve: vetëm 58,4% e forcës së punës (evazion i lartë!)

     – raporti i mbështetjes ekonomike: jashtëzakonisht i ulët: vetëm 1.1 kontribuues për përfitues dhe vetëm 0.8 kontribuues për përfitues në vitin 2032.  Arsyeja: papunësi e lartë dhe informalitet i lartë.  Dhe për më tepër, mashtrim me kontributet dhe disiplinë e ulët financiare (deklarimi i vetëm një pjese të pagave reale).

     – nivelet e kontributeve për punëtorët e bujqësisë dhe për grupet e privilegjuara (zyrtarët e lartë, etj.): shumë të ulëta.

     – periudha e sigurimeve për punonjësin mesatar: 35 vjetështëmjaft e shkurtër; për zyrtarët e lartë: 15 vjet është jashtëzakonisht e shkurtër.

     Nëse shohim shpenzimet, mund të vërejmë një deficit në rritje të sistemit për shkak të faktorëve të lartpërmendur, por edhe për shkak të politikës së rritjes së pensioneve, veçanërisht të pensioneve të fshatit, në një nivel më të lartë sesa inflacioni i çmimeve.  Arsyeja tjetër është kosto e lartë e skemave suplementare të cilat mezi mbështeten financiarisht nga përfituesit e këtyre skemave. Si pasojë, buxhetit i shtetit duhet të kontribuojë gjithnjë e më tepër në financimin e pensioneve, gjë qëështë e vështirë me sistemin e tatimit të sheshtë të të ardhurave. Duke e parë nga jashtë, sistemi shqiptar i pensioneve duket i padrejtë dhe çon në dualizimin e moshës së vjetër.  Grupet e privilegjuara (zyrtarët e lartë, etj.) kanë pensione të larta dhe kushte shumë të favorshme për daljen në pension.  Ata përfitojnë nga pensioni publik – i financuar nga buxheti i shtetit – dhe nga pensioni suplementar deri në 60% të pagës referuese bruto (paga e fundit, e indeksuar nga ecuria e pagës referuese) dhe qëprej një moshë shumëtë re, përkatësisht 55 vjeç (për ish-ushtarakët pensioni fillon madje qëprej moshës 42vjeç). Punonjësit e zakonshëm të ndërmarrjeve private dhe publike, nga ana tjetër, kanë vetëm një pension të ulët publik (niveli neto i zëvendësimit prej 46,3% në skemën urbane krahasuar me 58,1% në 27 vendet e BE-së për pensionet publike dhe vetëm 73,2% mesatarisht për pensionet e detyrueshme publike dhe private së bashku) dhe me kushte më pak të favorshme (mosha e daljes në pension 65 vjeç për meshkujt dhe 60 vjeç për femrat, pension bazuar mbi pagën mesatare gjatë gjithëviteve të punës me shumën bazë të indeksuar vetëm sipas inflacionit të çmimeve dhe pjesa që lidhet me pagat e indeksuar sipas rritjes së kontributit mesatar). Ky pension i ulët është i dukshëm, duke pasur parasysh nivelin e lartë të kontributeve për pensionet (21,6% e pagës bruto), i cili është pothuajse i njëjtë me nivelin e kontributit mesatar në 27 vendet e BE-së, përkatësisht 22,5%. Formula e pensioneve publike në vetvete duket e mirë: një shumë pensioni bazë për të gjithë të siguruarit është një masë solidariteti pozitive; shtesa nga ana tjetër, përkatësisht 1% për vit sigurimi, është mjaft e ulët. Nuk është e qartë sesi dhe mbi ç’bazë (ecuria e çmimeve dhe pagave) bëhet vlerësimi i kontributeve të mëparshme gjatë gjithëviteve të punës: nëse vlerësimi bëhet vetëm mbi bazën e inflacionit të çmimevepensionet mund të jenë deri në 40% më të ulëta sesa kur vlerësimi bëhet mbi bazën e ecurisë së pagës. Pensionistët me njëperiudhë të plotësigurimesh (35 vjet sigurime) që dalin në pension përpara moshës 65 vjeç (e mundur nga mosha 60 vjeç e lart) sanksionohen me një reduktim aktuarial të pensionit prej 7.2% për çdo vit të daljes së parakohshme në pension.  Nga ana tjetër, punonjësit të cilët vazhdojnë të kontribuojnë përtej moshës zyrtare të daljes në pension (65 vjeç meshkujt / 60 vjeç femrat) përfitojnë vetëm 4.1% më tepër pension për çdo vit sigurimi.  Kjo nuk duket e drejtë.

     Dy probleme kryesore sistematike mbeten: pensioni maksimal i ulët dhe periudha e shkurtër e sigurimeve.

     Ekuivalenca shumë e ulët ndërmjet kontributeve dhe përfitimeve – për shkak të faktit që ndërsa paga maksimale mbi të cilën paguhen sigurimetështë përcaktuar sa pesëfishi i pagës minimale, pensioni maksimal nuk mund të jetë më i lartë sesa dyfishi i pensionit minimal – sjell pensione të papërshtatshme për punonjësit me paga të mesme dhe më të larta dhe i dekurajon këta punonjës për të deklaruar pagën e plotë reale.

     Problemi tjetër i madh lidhet me periudhën e shkurtër të sigurimeve për të përfituar një pension të plotë (35 vjet dhe shumë më pak për zyrtarët e lartë).  Sipas këtij rregulli, punonjësit ndërpresin pagesën e sigurimeve sapo ata kualifikohen për pension të plotë dhe kjo mund të jetë shumë më përpara arritjes së moshës së daljes në pension (deri në 15 vjet).

     Sipas këtyre dy rregullave fatkeqe skema shqiptare e pensioneve e minon vetë qëndrueshmërinë e saj.

     Për punonjësit jo standardë me njëpunë jo të rregullt, punonjësit me kohë të pjesshme dhe ata me pagë të ulët, pensioni minimal është jashtëzakonisht i rëndësishëm për t’i mbrojtur ata nga varfëria në pleqëri.

     Mbi bazën e sistemit aktual (p.sh. pa mbulim për të papunët), një pjesë e rëndësishme e të moshuarve kualifikohet vetëm për pension të pjesshëm ose për të mos marrë pension fare.  Punonjësve, të cilët kanë kontribuar për më pak se 15 vjet, duhet të paktën t’u jepet një e ardhur minimale (e financuar nga shteti).

     Situata me pensionet profesionale (kolona e dytë) dhe me pensionet e veçanta nuk shpjegohet në raport.  Ne nuk gjejmë as ndonjë tregues rreth angazhimit të sindikatave në menaxhimin e sistemit të pensioneve.

     Sipas të ashtuquajturave pensione të kolonës së tretë, ne i konsiderojmë ato jo si pensione, por si kursime ose sigurime dhe ato duhen trajtuar si të tilla: nuk ka asnjë lehtësi fiskale për sigurimet, as tatime për to, por tatime të ulëta për përfitimet në përputhje me tatimet mbi interesat.

    Si një vërejtje e fundit: për shkak të faktit që sistemi aktual nuk parashikon një rregullim automatik ose ad-hoc të periudhave të sigurimeve dhe të moshës së daljes në pension me rritjen e jetëgjatësisë, sistemi ka nevojë për rishikim të rregullt gjë që krijon gjithmonë trazira dhe pasiguri dhe nuk është e favorshme për besimin në sistem.

      Nevoja për reformë

     Është e vetëkuptueshme se duke marrë në konsideratë vërejtjet e mëparshme, sistemi aktual i pensioneve në Shqipëri ka nevojë për t’u reformuar mbi bazën e një vizioni global për ta bërë atë më të drejtë, më tërheqës (veçanërisht për punonjësit me paga mbi mesataren), më të përshtatshëm dhe më të qëndrueshëm.

      Komente mbi opsionet e propozuara për reformë

     Ciladoqoftë reforma që është vendosur, dy konsiderata bazë duhet tëkihen parasysh.

     Së pari, për ta bërë reformën të suksesshme, rritja ekonomike dhe krijimi i punësimit duhet tëecin paralelisht.  Ekziston njëndërvarësi e fortë ndërmjet punës dhe pensioneve.  Ose, siç raporti konstaton: “rritja e numrit të kontribuuesve luan një rol të rëndësishëm në performancën e skemës së propozuar në Opsionin 1”.  Kjo është po aq e vërtetëedhe për Opsionin 2, pasi sistemi i llogarive nocionale bazohet gjithashtu tek parimi PAYG (pay as you go – paguaj sot që të përfitosh nesër).

     Së dyti, në paralel me reformën e pensioneve, është e nevojshme edhe reforma e sistemit tatimor për shkak të faktit se në të ardhmen qeveria do të duhet të mbulojë një pjesë të rëndësishme të faturës së pensioneve.  Për të siguruar që tatimet dhe sigurimet shoqërore të paguhen në mënyrë korrektenevojitetrritja e kapacitetit administrativ.

     Reforma sistematike, e cila është e nevojshme, duhet të fokusohet tek forcimi i bazës financiare të sistemit, duke prezantuar trajtim të barabartë dhe drejtësi në sistem dhe duke e bërë sistemin më tërheqës, transparent dhe të thjeshtë për të gjithë punonjësit. Të dyja opsionet e propozuara kanë pro-të dhe kundra-t e tyre, por pyetja e madhe është nëse a nuk do të ishte më mirë të shkonim drejt një sistemi të vetëm për të gjithë punonjësit, të rinjtë dhe më të vjetrit, ruralë dhe urbanë, zyrtarët e lartë dhe punonjësit e zakonshëm, dhe kjo mbi bazën e modernizimit të sistemit aktual.  Të gjitha konsideratat dhe shqetësimet të cilat ne i lexuam në raport dhe komentet që artikuluam mbi sistemin aktual, mund tëtrajtohen në reformën e sistemit aktual.

     Propozime

    Sistemi i ri i pensioneve në Shqipëri mund të ndërtohet rreth rregullave të mëposhtme:

     1. Të gjitha pensionet dhe të drejtat e pensionit të fituara deri në vitin 2015 janë të garantuara për të ardhmen.

     2. Nga viti 2016 e në vazhdim, të gjitha sistemet ekzistuese të pensioneve zëvendësohen nga një sistem i ri për të gjithë punonjësit (sektori privat, sektori publik, nëpunësit civilë dhe të vetëpunësuarit).

     3. Sistemi i ri përbëhet nga elementët e mëposhtëm:

     – Pensioni publik i detyrueshëm bazuar në parimin PAYG (pay as you go – paguaj sot që të përfitosh nesër) (kolona e parë)

     – Skemat e pensioneve profesionale plotësuese të detyrueshme mbi bazën e marrëveshjeve kolektive (skemat e financuara të kolonës së dytë).

     – Pensioni minimal që lidhet me pagën minimale ose pagën mesatare.

     Jashtë sistemit të pensioneve, një sigurim të ardhurash minimale, i quajtur pension social, duhet të parashikohet për të gjithë shqiptarët që nuk kualifikohen për një pension publik.

    Kjo e ardhur minimale duhet të jepet mbi bazën e rezidencës me kusht verifikimin e të ardhurave dhe të financohet nga shteti.

     4. Pensioni publik i detyrueshëm

     Pensioni publik i detyrueshëm duhet të përbëhet nga pensioni bazëi sheshtë (p.sh. në nivelin prej 50% të pagës minimale në vend) dhe komponenti që lidhet me pagat mbi bazën e pagës bruto mesatare gjatëgjithë viteve të punës dhe numrit të viteve të siguruara.

    Për punonjësit që kontribuojnë më shumë se 30 vjet, duhet të jepet një pension vjetor shtesëi sheshtë.

     5. Mosha ligjore e daljes në pension duhet të jetë 65 vjeç për të gjithë punonjësit meshkuj, përveç një numri të kufizuar profesionesh të vështira (p.sh. minatorët) që mund të dalin në pension nëmoshën 55 vjeçduke përfituar pension të plotë.  Për gratë, mosha ligjore e daljes në pension duhet të rritet gjatë 10 viteve, duke shkuar në 63 vjeç nëvitin 2025.

     6. Nga viti 2016 e në vazhdim, numri i viteve të siguruara që nevojiten për t’u kualifikuar për pension të plotë në moshën 65 vjeç ose më vonë (e cila sot është 35 vjet) do të rritet me 6 muaj çdo vit: në vitin 2025 për t’u kualifikuar për pension të plotë do të nevojiten 40 vjet sigurime.

    Kushti për të përfituar një pension të pjesshëm nga mosha 65 vjeç e lart do të mbetet i pandryshuar: minimumi 15 vjet sigurime.

     7. Periudhat e sëmundjeve, paaftësisë në punë për shkak aksidenti në punë, barrëlindjes dhe papunësisë jo vullnetare, duhet të merren parasysh nëpërllogaritjen e viteve të siguruara (me një kontribut social mbi përfitimin).

     8. Dalja në pension në mënyrë fleksibile ose progresive nga mosha 62 vjeç e lart do të ishte e mundur me një reduktim aktuarial prej 6% ne vit.  Për t’u kualifikuar për njëpension të parakohshëm në vitin 2016 do të nevojiten 35.5 vjet sigurime; në vitin 2025 për pensionin e parakohshëm në moshën 62 vjeç do të kërkohen 40 vjet.

     9. Mungesa e viteve të siguruara që kërkohen për t’u kualifikuar për pension të plotë në moshën 62 vjeç ose pension tëparakohshëm në moshën 60 vjeç ose një pension minimal (shih pikën 23) në moshën 65 vjeç do tëmund të blihen nga viti 2015 e tutje me kushte të favorshme (p.sh. 10% e pagës bruto për vit të blerë).

    Punonjësit do të kishin mundësinë të blinin deri në 5 vjet sigurime përpara arritjes së moshës ligjore (tëparakohshme) të daljes në pension.

     10. Punonjësit (ose të vetëpunësuarit) që nuk kualifikohen ende për pension të plotë në moshën 65 vjeç duhet të kenë mundësinë të shtyjnë marrjen e pensionit të tyre dhe të vazhdojnë të punojnë dhe të kontribuojnë pas moshës 65 vjeç mbi baza vullnetare për tëarritur numrin e kërkuar të viteve të siguruara për pension të plotë.

    Punonjësit (ose të vetëpunësuarit) që kualifikohen tashmë në moshën 65 vjeç për pension të plotë dhe që preferojnë të shtyjnë marrjen e pensionit të tyre dhe të vazhdojnë e të kontribuojnë pas moshës 65 vjeç, do të përfitonin nga një rritje e pensionit të tyre të shtyrë me 5% për çdo vit pune shtesë (mbi baza vjetore) ose me 2,5% (në rastin e punës së reduktuar përgjysmë).

     11. Shtesa e pensionit duhet të rritet me kohëzgjatjen e viteve të punës:

     + 1% e pagave bruto për 30 vitet e para të siguruara

    + 1,1% për 31-35 vjet

    + 1,2% për 36-40 vjet

    + 1,3% për 41-45 vjet

     12. Vlerësimi i kontributeve të pensionit tëparakohshëm duhet të kryhet mbi bazën e ecurisësë pagës mesatare në vend.

     13. Punonjësit me njëperiudhë prej më shumë se 30 vjet sigurime do të merrnin një shtesë pensioni të sheshtë,e cila do të rritet me kohëzgjatjen e viteve të punës.

     Mbi bazën e kohës së plotë, kjo shtesë do të ishte:

     + 5600 ALL në vit për 31-35 vite pune

    + 7000 ALL në vit për 36-40 vite pune

    + 8400 ALL në vit për 41-45 vite pune

     14. Formula e pensionit të detyrueshëm duhet të ndryshohet nga viti 2016 e në vazhdim.  Pensioni duhet të përbëhet nga elementët e mëposhtëm:

      – një pension bazë i sheshtë që u jepet të gjithë të siguruarve (p.sh. 50% e pagës bruto minimale nënivel vendi në vitin e daljes në pension);

      – një shtesë që lidhet me pagat mbi bazën e numrit të viteve të siguruara dhe pagësmesatare bruto të vlerësueshme gjatë gjithëviteve të punës;

      – eventualisht një pension shtesë i sheshtë;

      – eventualisht rritjet prej 5% ose 2,5% për vit pune mbi numrin e kërkuar të viteve të siguruara për një pension të plotë.

     15. Koeficientët e kontributeve për pensionin e detyrueshëm do të mbeten të pandryshuara:

      – 12,8% e pagës bruto për punëdhënësin

     – 8,8% për punëmarrësin

     Të vetëpunësuarit do të duhet të paguajnë një kontribut prej 21,6% të pagës së tyre neto.

     16. Baza minimale e kontributit duhet të jetë paga minimale (për punonjësit me kohë të pjesshme llogaritet proporcionalisht), kontributet duhet të paguhen mbi pagën e plotë bruto.

     17. Pensioni maksimal duhet të rritet, nga dyfishi i pensionit minimal nëpesëfishin e pensionit minimal.

     18. Pensionet ligjore duhet të indeksohen mbi bazën e formulës: 50% mbi pagën dhe 50% mbi çmimet.

     19. Pensionistët e moshës 65 vjeç e lart duhet të lejohen të kryejnë punë të paguar dhe duhet të paguajnë tatime dhe sigurime shoqërore për sigurimin shëndetësor mbi këto paga.

     20. Çështja e taksimit eventual të pensioneve më të larta ligjore duhet të diskutohet me sindikatat.

     21. Çdo 5 vjet, duhet të ketë një rregullim automatik të jetëgjatësisë mbi bazën e formulës:

     1 vit rritje e jetëgjatësisë do të thotë 6 muaj më shumësigurime dhe rritje me 6 muaj e moshës së daljes në pension.

     22. Çdo vit punonjësit duhet të marrin njëpasqyrëtë tëdrejtave të akumuluara të pensionit.

     23. Pensioni profesional

     Përveç pensionit publik të detyrueshëm duhet tëkrijohet një pension profesional i detyrueshëm (ose vullnetar?) për të gjithë punonjësit mbi bazën e një kuadri ligjor dhe marrëveshjeve kolektive.  Ky pension duhet të jetë plotësues i pensionit publik, i financuar, i bashkëfinancuar nga punëdhënësit (2/3) dhe punëmarrësit (1/3), dhe të menaxhohet bashkërisht nga punëdhënësit dhe sindikatat.

     Kontributet do të ishin të zbritshme nga tatimet, si njëshumë që zbritet nga të ardhurat e tatueshme përpara se të aplikohet tatimi, (e zbritshme nga baza e tatimit) dhe të mos tatoheshin.  Përfitimet (nga mosha 65 vjeç e lart) do të ishin të disponueshme si kapital ose si pensione vjetore dhe të tatoheshin me një nivel prej 15%.

     Niveli maksimal i kontributeve do të ishte 6% e pagës bruto (4% për punëdhënësin dhe 2% për punëmarrësin).

     Do të rekomandohej që 0,5% i rritjes vjetore të pagës së negociuar të ruhet për krijimin e këtyre pensioneve (kjo do tësiguronte një pension profesional deri në 6% të pagës bruto pas 12 vitesh).

     Forma e këtij pensioni: nëpërmjet fondit të pensioneve ose nëpërmjet sigurimit të pensioneve.  Pasqyra vjetore e të drejtave të akumuluara të pensionit.

    Këto të drejta pensioni do të ishin plotësisht të transferueshme ndërmjet sektorëve.

     Për të vetëpunësuarit do të krijohet një sistem i ngjashëm, i financuar 100% nga të vetëpunësuarit.

     24. Pensioni minimal

     Pensioni që përfitojnë punonjësit me një periudhë sigurimesh prej minimumi 15 vjet nuk duhet të jetë më i ulët sesa kufiri i pensionit minimal.  Ky pension minimal do të garantohej nga mosha 65 vjeç e lart dhe duhet të shprehet si një përqindje e pagës bruto minimale ose e pagës mesatare.

     24. Sigurimi i të ardhurave minimale: pensioni social

     Të gjithë shqiptarët, me rezidencë në Shqipëri prej minimumi 45 vjetësh gjatë 50 viteve të fundit, të cilët nuk kualifikohen për pension të detyrueshëm, do të kenë të drejtë të marrin një të ardhur minimale (i quajturi pension social) nga mosha 65 vjeç e lart.

     Niveli i këtij pensioni social duhet të përcaktohet nga qeveria si një përqindje e pagës minimale.  Ai duhet të financohet nga shtetidhe me kusht verifikimin e të ardhurave.

     25.Vërejtje të fundit

     Plakja aktive, duke siguruar që njerëzit punojnë më gjatë, kërkon që të ketëedhe punënë dispozicion për njerëzit e moshuar (qëndrimi i punëdhënësve kundrejt punonjësve më të moshuar duhet të ndryshojë), që punonjësit të mbahen tëpunësuar, duke investuar në trajnime dhe ri-trajnime gjatë gjithëviteve të punës, dhe që shëndetit dhe sigurisë në punët’ukushtohet mëtepër vëmendje.

     Një tjetër aspekt i rëndësishëm për t’u marrë në konsideratë, nëse dikush dëshiron të punësojë më shumë njerëz,është nevoja për sigurimin e përballueshëm të kujdesit të fëmijëve dhe të të moshuarve: këto masa nuk krijojnë vetëm vende pune; ato lejojnë, gjithashtu, njerëzit e rinj dhe më të vjetër (gjenerata sanduiç) tëhyjnë në punë dhe të qëndrojnë më gjatë të punësuar.

    Gjithashtu, janë të nevojshme kompensime të larta për fëmijëtpër të parandaluar varfërinë e fëmijëve.

     Me konsideratë pë bashkëpunimin,

     Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë