Kodi i ri i punës: Largohesh nëse nuk bën 200 orë pune shtesë

    391
    TIRANË – Komisioni i Punës dhe Çështjeve Sociale ka diskutuar sot ndryshimet në Kodin e Punës. Një ndër këto ndryshime është dhe detyrimi që punëdhënësi i bën punonjësit, për të punuar 200 orë shtesë në vit, në të kundërt ai mund ta heqë nga puna.
    Më parë Kodi i Punës parashikonte negocimin, pra punëdhënësi dhe punëmarrësi mund të binin dakord për orët shtesë. Ky ndryshim sipas deputetëve të opozitës është një shkelje e të drejtave për punonjësit. Por zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale Gentiana Sula, shpjegoi se orët shtesë do të përcaktohen në që në momentin kur nënshkruhet kontrata.
    Arbjola Halimi: Nëse rrethanat kërkojnë kryerjen e orëve shtesë, punëdhënësi mund të urdhërojë për orët shtesë. Pse është bërë ky ndryshim?
    Erion Manohasa (Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Punës): Punëdhënësi do ta urdhërojë punonjësit për orë shtesë. Kontrata mund të ndryshohet vetëm me shkrim.
    Vokshi: I urdhëron punonjësit por shkelen të drejtat e punonjësve.
    Manohasa: Nuk cënon të drejtat
    Vokshi: Urdhërohet punonjësi të bëjë 200 orë shtesë.
    Sula: Orët shtesë negociohen në kontratë.
    Vokshi: Nuk ka negocim por urdhërim. Duhet ti ofrohet mundësia o bëj punë shtesë ose refuzoji këto orë. Kështu punonjësi hidhet në rrugë.
    Por çfarë parashikojnë ndryshimet në kodin e punës?
    “Punëdhënësi mund të urdhërojë, në mënyrë të njëanshme, kryerjen e orëve shtesë të punës, por jo më shumë se 200 orë në vit”, – thuhet në nenin 90 pika 1.
    Sigal