Kodi i punës, Sula: Punonjësit nuk do të urdhërohen për të bërë orë shtesë

    72
    TIRANE – Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve deputetët kanë kundërshtuar një pjesë të neneve të projektligjit për Kodin e Punës.
    Deputetët i kanë kërkuar Ministrisë së Mirëqenies Sociale që të ndryshojë nenin që punëdhënësi urdhëronte punëmarrësi për të bërë orë shtesë pune, duke vendosur në vend të urdhërimit, fjalën kërkesë. Relatorja e projektligjit Vasilika Hysi u shpreh se fjala urdhërim linte vend për abuzim, ndërsa zëvendësministrja e MMS-s, Gentiana Sula tha se “janë vetëm 4 orë në javë shtesë që mund të bëjë punëmarrësi dhe për të gjitha këto orë do të marrë pagesë më të lartë”.
    Sipas Sulës, ky ndryshim është bërë për të ndihmuar punëdhënësit që kanë nevojë për orë shtesë, të cila do të jenë deri në 200 orë në vit. Deputetët e Komisionit të Ligjeve kanë rënë dakord që ta rishikojnë këtë pikë.