KLSH nënshkruan në Ankara marrëveshje bashkëpunimi me TIKA, për teknologjinë e informacionit

530
Sigal

Më datën 12 shkurt 2014, në Ankara, Turqi, Bujar Leskaj, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nënshkroi Marrëveshjen në kuadër të Bashkëpunimit me Dr. Serdar Çam, President i TIKA, Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Marrëveshja parashikon mbështetjen e TIKA për zhvillimin e infrastrukturës së teknologjisë së informacionit në KLSH, nëpërmjet sigurimit të versionit të përditësuar të Programit kompjuterik të auditimit IDEA dhe trajnimit të audituesve të KLSH-së, për përdorimin e këtij programi, sigurimit të pajisjeve të TI dhe Zbatimit dixhital të sistemit të menaxhimit të auditimit. Për këtë komponent të fundit të marrëveshjes, është siguruar edhe ndihma e Gjykatës Turke të Llogarive, partner i KLSH. Kryetari i KLSH e falënderoi TIKA-n dhe për ndihmën e dhënë për KLSH në dy vitet e fundit, duke mundësuar qëndrimin në Turqi për trajnim të mbi 60 audituesve, pranë  Gjykatës së Llogarive të Turqisë.