Klosi: Të hapen agjenci të reja për punësimin e përkohshëm

    391
    Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ishte sot i pranishëm në takimin e organizuar në bashkëpunim me IOM, mbi punësimin dhe politikat mbrojtëse të punëtorëve migrantë në Shqipëri. Në aktivitetin me temë “Nxitja e mundësive të përshtatshme për punësim dhe mbrojtjes së punëtorëve migrantë në Shqipëri”, u vu theksi mbi vlerësimin e kuadrit rregullues të Agjencive Private të Punësimit në Shqipëri kundrejt standardeve ndërkombëtare të miratuara për rekrutimin e punëtorëve migrantë.
    Gjatë fjalës së tij, Ministri Klosi u shpreh se “agjencitë tona shtetërore, po modernizohen dhe po hartojnë politika të qarta për punësim, duke bërë ndryshimet e duhura ligjore. Ne jemi në partneritet të haur me shoqatat e punës. Ne duam të bashkëpunojmë me biznesin, e të ndajmë ekskluzivitetin me shoqatat. Ne duam që të rinjtë të kenë mundësinë e trajnimit dhe punësimit. Për ne është shumë e rëndësishme që të ngrihen agjenci të reja për punësimin e përkohshëm të qytetarëve, në mënyrë që këto agjenci të jenë aktorë dhe faktorë në jetën sociale”.
    Ai përmendi sezonin e turizmit, duke nënvizuar se duhen menaxherë dhe njerëz të kualifikuar në këtë aspekt. Ndaj, Klosi bëri me dije se për t’i ardhur në ndihmë zhvillimit të këtyre aspekteve, janë parashikuar masa në lidhje me rishikimin e legjislacionit për agjencitë e punësimit, si dhe krijimin e një regjistri me të dhëna, në nivel rajonal. Do të duam të kemi të dhëna për agjencitë e punës, që të shkëmbehen informacione midis agjencive të ndryshme.
    Sakaq, ai vlerësoi hapësirën që do i jepet arsimit profesional për të ngritur një sistem me punëtorë të kualifikuar. Po ashtu, Klosi tha se “ne kemi diskutuar me agjenci private, për mënyrën sesi duam që të rregullojmë raportin normal me standardet europiane të ofrimit të punës.
    Sigal