Klosi: Sipërmarrjet vendase dhe të huaja, nevojë për punëtorë të kualifikuar

    400
    Orientimi i të rinjve shqiptarë drejtë arsimit profesional është angazhimi kryesor i ministrit të Mirëqënies Sociale Blendi Klosi pasi sipas tij, sipërmarrjet vendase dhe të huaja kanë nevojë për punëtorë të kualifikuar.
    Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ministri Klosi shkruan se “sipërmarrjet vendase dhe të huaja kanë nevojë për punëtorë të kualifikuar. Ndaj, orientimi i të rinjve shqiptarë drejt arsimit dhe formimit profesional mbetet një nga angazhimet e mia kryesore. Për këtë qëllim zhvillova një takim joformal me forumin e agjencive zbatuese të projekteve në fushën e arsimit dhe formimit profesional, DACH+.klosi takime
    Koordinimi në procesin e zbatimit të projekteve, por edhe këshillimi i qeverisë për politikat e zhvillimit të arsimit profesional ishin gjithashtu tema të bisedës së zhvilluar me përfaqësuesit e grupit DACH+’, shkruan Klosi. Sakaq, ai ka falenderuar Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës dhe donatorëve të tjerë për mbështetjen që i bëjnë vendit tonë, në drejti të arsimit profesonal.
    Sigal