Klosi: Qëllimi ynë, hapja e 300 mijë vendeve të punës

    363
    Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të biznesit, ku i pranishëm ka qenë dhe Luan Bregasi, kreu i “Biznes Albania”. Gjatë fjalës së tij, Bergasi deklaroi se zyrat e punës duhet të jenë më pranë biznesit. Nga ana tjetër Bregasi pohoi se shkollat profesionale duhet të ndryshojnë kurrikulat. 
    Ndërkohë, ministri Klosi theksoi se qëllim i qeverisë është hapja e 300 mijë vendeve të punës. Sipas tij, do të arrihet bashkëpunim me biznesin.
    “Qëllimi ynë, hapja e 300 mijë vendeve të punës. Këtë do ta arrijmë në bashkëpunim me biznesin. Nxënësit në shkolla profesionale, nuk arrijnë të formohen.”, tha Klosi. Sakaq, përfaqësuesit e biznesit deklaruan se taksa 15% e biznesit duhet ulur. “Kemi mbetur pas vendeve të rajonit. Duhet rikthyer taksa e sheshtë”, pohuan përfaqësuesit e biznesit.
    Sigal