Klosi: Prezenca e të rinjvë në politikbërje, aset i panegociueshëm

    408
    “Prezenca e të rinjve në politikbërje duhet të jetë një aset i panegociueshëm”, kështu deklaroi ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi në një aktivitet për rininë shqiptare.
    Blendi Klosi: Prezenca e të rinjve ne politkëbëreje duhet të jete një aset i panegociueshëm. ne duhet të punojmë për këtë. Kemi një prezëncë të këshillave rinore, kemi prezëncë në këshillat bashkiak, dhe nëpërmjet të rinjvë që janë në këshillat bashkiak të rinjtë mund të gjejnë zërin e tyre. Ajo që është bërë për përgatitjen e strategjisë së rinisë duhet të vazhdojë. Ne do të përdorim asetet tona, do të krijojmë edhe qëndra të ngjashme në rrethe. Pozicioni juaj është i rëndësishëm në funksionin e atyre që ne duhet të bëjmë.
    Klosi tha se do të vazhdojë me praktikën për intershipin e të rinjve në administratën publike. Kreu i dikasterit të rinisë tha se janë rreth 2500 të rinj që do të marrin pjesë në intershpin 3-mujor në administratë.
    Blendi Klosi: Të gjithë ata që kanë mbaruar 3-vjecarin mund të marrin pjesë në administritë. Sot hapëm 2500 vende për intershipin e tyre 3-mujore. Më shumë rëndësi ka që kjo të zhvillohet dhe të shtrihet më tej. Duke e njohur administratën publike, të rinjtë duhet të njohin prirjen e tyre, biznes apo administratë. Në mbyllje të këtij 3-mujori për intershipin e radhës unë do të kërkoja bashkëpunim e organizatave për të shtuar numrin e intershipit dhe të shtrijmë këtë në të gjithe administratën.
    Po ashtu Klosi tha se do të ngreme rrjetin e të rinjëve në diasporë, për ata që duan të jenë aktivë në politikbërjen në Shqipëri dhe Kosovë.
    Sigal