Klosi: Jo lëmoshë po denoncime, të integrojmë fëmijët e rrugës

    411
    350 fëmijë në 4 bashki të vendit janë larguar nga situate e rrugës gjatë vitit 2015 ndërsa 150 prej tyre kanë shkuar për hetrë të parë në shkollë. 
    Por një element i rëndësishëm sipas ministrit Blendi Klosi është edhe referimi në prokurori i rasteve kur fëmijët detyrohen nga të rriturit që të dalin në rrugë.
    Dhënia e lëmoshës fëmijëve në situatë rruge, sipas Klosit është një krim që u bëhet këtyre fëmijëve pasi ajo që duhet bërë në fakt është që të njoftohen organet koopetente e të denoncohen rastet. Ministry Klosi shpërndau edhe disa certifikata mirënjohjeje për aktivistët që kanë ndihmuar për largimin e fëmijëve nga situate e rrugës.
    “Duke i dhënë lekë fëmijeve në situatë rruge bëjmë krim sepse ajo që duhet bërë është të njoftohen strukturat. Beteja jone eshte te parandalojme kete fenomen duke I ardhur ne ndihme te gjithe femijeve. Nuk duhet te mjaftohemi me sensibilizim por duhet te forcojme strukturat. Ne 4 bashki jane ndihmuar mbi 350 femije qe jane integruar ne shoqeri. 130 nga keta femije kane shkuar per here te pare ne shkolle. Ndihme u eshte dhene edhe prinderve te ketyre femijeve. Kemi konstatuar se sh femije shfrytezohen por keto raste I kemi referuar n polici e prokurori”-tha Klosi 
    Sigal